Klientët që ndodheshin në hotelin në Elbasan kanë rrëfyer detaje nga tragjedia në llixha, ku humbi jetën 34-vjeçari Alban Pashollari. Një prej dëshmitarëve thotë se dëgjuan të bërtiturat e shokut të tij dhe njoftuan menjëherë ambualncën.
“Dëgjuam të bërtiturën dhe dolëm të shihnim. Unë propozova që të mos afrohen se nuk guxon ta prekësh të vdekurin se të zë sherri pa ardhur mjeku e ndihma e shpejtë. Telefonuam ndihmën e shpejtë, erdhëen mjekët, konstatuan vdekjen dhe e morën. E dëgjova shokun që qante për ta ndihmuar. Ata kishin qenë bashkë, njëri e ka mbushur vaskën me ujë të nxehtë. Ne e kemi parë se ku ka qenë. E ka hequr vetë shoku nga vaska dhe e ka lënë jashtë. Ndoshta ka dashur t’i japë ndihmën e shpejtë por nuk ka ditur. Gjatë mëngjesit erdhi mjeku që na kontrolloi të gjithëve. Duhet t'i përmbahemi rregullave. Banja sa është e mirë, është e rrezikshme”, tha dëshmitari.
Një tjetër kliente e hotelit u shpreh se kishte dëgjuar nga shoku i viktimës se kishin pirë 4-5 birra para se të ndodhte tragjedia.
"Dëgjuam britmat. Bërtiste ai ndihmë, ishte shumë herët. Atje nuk dukej asgjë. Të tjerët kishin frikë të shkojnë se mbeten shenjat e duarve. Thirrëm ndihmën e shpejtë, policinë. Mbrëmë u shqetësuam. Ata kishin ardhur vonë, askush nuk i pa. Nuk ishin klientë, kishin pirë, vetë thanë, nuk kemi pirë shumë, nja 4-5 birra", tha një tjetër kliente e hotelit.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Elbasan, 34-vjeçarit i pushon zemra në llixha! Shoku që e gjeti pa ndjenja: Hymë pa leje, konsumuam 3-4 birra! Më zuri paniku kur nuk po përgjigjej
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Përfshihen nga flakët dy automjete, ende nuk dihen shkaqet
19 Shkurt, 13:40
-
Zgjedhjet/ Ish-anëtari i Kryesisë së PD i bashkohet Lulzim Bashës, Koduzi deklaron se do të kandidojë me 'Euroatlantikët' në Tiranë
18 Shkurt, 18:58
-
'ArchDaily' vlerëson xhaminë e Ballies në Elbasan ndër 5 objektet më të bukura të kultit në botë
18 Shkurt, 16:57
-
Mbi 4 mijë gjoba për 2 javë, Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 1 mijë për shpejtësi të lartë, 16 shoferë të arrestuar
18 Shkurt, 14:08
-
Bashkia e Elbasanit i jep leje për treg të ri ushqimor babait të Suel Çelës
18 Shkurt, 12:18
-
Gramsh/ Zjarri shkrumbon servisin e pajisjeve elektroshtëpiake! Shkak dyshohet një defekt elektrik (VIDEO)
17 Shkurt, 09:07
-
‘Veri-Jug’ në Çekin të Gramshit, një fshat mbi ‘supet’ e ish-uzinës mekanike të armëve
16 Shkurt, 14:27
-
Elbasan, rritet numri i grave që ushtrojnë prostitucion, vijnë nga Spanja e Kolumbia
15 Shkurt, 15:23
-
I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet në Gramsh me qëllim ekstradimin 39-vjeçari
15 Shkurt, 10:54
-
Festa që u kthye në tragjedi natën e Shën Valentinit! Makina përplaset me kamionin në aksin Përrenjas-Librazhd, vdes 20 vjeçarja rëndë i fejuari
15 Shkurt, 07:46
-
I dënuar me 22 vite burg për vrasje, GJKKO rrëzon kërkesën e Altin Kodrës për të dalë nga '41-bis'
14 Shkurt, 16:04
-
Elbasan/ Kanosi me armë të riun një vit më parë, kapet në arrati 20-vjeçari i dyshuar (VIDEO)
14 Shkurt, 15:53