E rëndë në Elbasan, 34-vjeçarit i pushon zemra në llixha! Shoku që e gjeti pa ndjenja: Hymë pa leje, konsumuam 3-4 birra! Më zuri paniku kur nuk po përgjigjej

Aventura e 2 të rinjve nga Tirana ka përfunduar në tragjedi në llixhat e Elbasanit, ku ka humbur jetën 34-vjeçari i identifikuar si Alban Pashollari teksa lahej në ujërat termalë. Shoku i cili e shoqëronte deklaroi në polici se kishin konsumuar birra para se të hynin në mënyrë klandestine në vaskën e një hoteli gjatë mbrëmjes të së enjtes, rreth orës 22:00. Autoritetet njoftuan se shkak i vdekjes është arresti kardiak.

Ai u gjend në vaskën e një hoteli në gjendje të rëndë, pa ndjenja nga shoku me të cilin kishte udhëtuar nga Tirana drejt llixhave. Siç shihet në pamje, pranë ndodhen kanaçet e birrave. 

“Hëngrëm darkë në Tiranë dhe u nisëm për në llixhat e Elbasanit. Shkova të thërras Albanin e shoh në gjendje gjumi. Tentova t’i jepja ndihmën e shpejtë dhe më pas erdhi ambulanca", tha miku i tij, Etjen Brahimaj në cilësinë e dëshmitarit.

Edhe klientët e hotelit kanë dëgjuar zhurmat e të bërtiturave nga i riu që kërkon ndihmë për shokun e tij. Ata thanë se kishin frikë t'i afroheshin, por njoftuan shërbimet e emergjencës. Njëra prej klienteve u shpreh se dëgjoi Etjen Brahimaj që rrëfente se kishin pirë 3-4 birra para se të ndodhte tragjedia.

“Dëgjuam të bërtiturën dhe dolëm të shihnim. Unë propozova që të mos afrohen se nuk guxon ta prekësh të vdekurin se të zë sherri pa ardhur mjeku e ndihma e shpejtë. Telefonuam ndihmën e shpejtë, erdhëen mjekët, konstatuan vdekjen dhe e morën. E dëgjova shokun që qante për ta ndihmuar. Ata kishin qenë bashkë, njëri e ka mbushur vaskën me ujë të nxehtë. Ne e kemi parë se ku ka qenë. E ka hequr vetë shoku nga vaska dhe e ka lënë jashtë. Ndoshta ka dashur t’i japë ndihmën e shpejtë por nuk ka ditur. Gjatë mëngjesit erdhi mjeku që na kontrolloi të gjithëve. Duhet t'i përmbahemi rregullave. Banja sa është e mirë, është e rrezikshme”, tha një klient i hotelit.

"Dëgjuam britmat. Bërtiste ai ndihmë, ishte shumë herët. Atje nuk dukej asgjë. Të tjerët kishin frikë të shkojnë se mbeten shenjat e duarve. Thirrëm ndihmën e shpejtë, policinë. Mbrëmë u shqetësuam. Ata kishin ardhur vonë, askush nuk i pa. Nuk ishin klientë, kishin pirë, vetë thanë, nuk kemi pirë shumë, nja 4-5 birra", tha një tjetër kliente e hotelit.

Burimet policore bënë të ditur se dy të rinjtë nga Tirana, parkuan automjetin pranë hotelit rreth orës 220:00 dhe duke qenë sporteli i mbyllur qëndruan në lulishte dhe u lanë në vaskën me ujëra termalë. Alban Pashollari pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Elbasanit.

1663306448_1.jpg

1663319951_albanopashollari.jpg

 

Viktima Alban Pashollari

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
‘Dëgjuam të bërtiturat dhe dolëm jashtë’, dëshmitarët e tragjedisë në llixhat e Elbasanit: Kishim frikë të shkonim! Ata kishin pirë 4-5 birra

Klientët që ndodheshin në hotelin në Elbasan kanë rrëfyer detaje nga tragjedia në llixha, ku humbi jetën 34-vjeçari Alban Pashollari. Një prej dëshmitarëve thotë se dëgjuan të bërtiturat e shokut të tij dhe njoftuan menjëherë ambualncën.

“Dëgjuam të bërtiturën dhe dolëm të shihnim. Unë propozova që të mos afrohen se nuk guxon ta prekësh të vdekurin se të zë sherri pa ardhur mjeku e ndihma e shpejtë. Telefonuam ndihmën e shpejtë, erdhëen mjekët, konstatuan vdekjen dhe e morën. E dëgjova shokun që qante për ta ndihmuar. Ata kishin qenë bashkë, njëri e ka mbushur vaskën me ujë të nxehtë. Ne e kemi parë se ku ka qenë. E ka hequr vetë shoku nga vaska dhe e ka lënë jashtë. Ndoshta ka dashur t’i japë ndihmën e shpejtë por nuk ka ditur. Gjatë mëngjesit erdhi mjeku që na kontrolloi të gjithëve. Duhet t'i përmbahemi rregullave. Banja sa është e mirë, është e rrezikshme”, tha dëshmitari.

Një tjetër kliente e hotelit u shpreh se kishte dëgjuar nga shoku i viktimës se kishin pirë 4-5 birra para se të ndodhte tragjedia.

"Dëgjuam britmat. Bërtiste ai ndihmë, ishte shumë herët. Atje nuk dukej asgjë. Të tjerët kishin frikë të shkojnë se mbeten shenjat e duarve. Thirrëm ndihmën e shpejtë, policinë. Mbrëmë u shqetësuam. Ata kishin ardhur vonë, askush nuk i pa. Nuk ishin klientë, kishin pirë, vetë thanë, nuk kemi pirë shumë, nja 4-5 birra", tha një tjetër kliente e hotelit.

Ora 11:16
FOTO/ Ja kush është 34-vjeçari që vdiq në llixhat e Elbasanit pasi piu birra me shokun

1663319951_albanopashollari.jpg

Alban Pashollari është 34-vjeçari që ndërroi jetë në llixhat e Elbasanit, ku ishte bashkë me shokun e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pasi 2 shokët nga Tirana hëngrën darkë bashkë, morën birra dhe shkuan në ujërat termalë të Elbasanit. Dyshohet se shkak i vdekjes ishte arresti kardiak.

Ora 08:13
34-vjeçari ndërroi jetë në llixhat e Elbasanit, flet shoku: Hëngrëm darkë në Tiranë, morëm birrë rrugës dhe u futëm për tu larë! Më kapi paniku kur nuk u përgjigj

 

“Hëngrëm darkë në Tiranë dhe u nisëm për në llixhat e Elbasanit”, kështu deklaroi para grupit hetues shoku që po shoqëronte 34-vjecarin, i cili ndërroi jetë teksa qëndronte në ujërat termalë.

Gjithashtu shtoi se rrugës morën birrë dhe hynë në ambientet e hotelit, ku filluan të laheshin.

“Shkova për të thërritur Albanin, e shoh në gjendje gjumi. Aty më kap paniku dhe filloj të bërtas. Tentova t’i jepja ndihmën e shpejtë, ndërkohë që u njoftua dhe ambulanca”, tha i riu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/09/2022 01:49

    Pine 4-5 birra dhe pastaj futen ne ujerat termale! Eshte njelloj si te pish alkool e te dalesh ne Diell ne pike te vapes,arresti kardiak eshte vetem pasoja.Me bene pershtypje justifikimet e klienteve te hotelit,njeri,s'donte te linte gjurme gishtash,tjetri kishte frike per ndonje sherr e njekohesisht mendon se shoku i viktimes nuk dinte te jepte ndihme!Po sikur te behej fjale per djegie,dredhje,frakture,mbytje,apo hemoragji te rende e te shpejte,nuk do te ndihmonin keta frikacake e indiferente?! Ai mund te ishte dhe pa ndjenja dhe nje CPR mund t'i kishte shpetuar jeten dhe mund te ishin fituar minuta te cmueshme.Shoku i tij ishte i tronditur dhe ne panik e megjithate e nxorri nga uji,kurse keta u mjaftuan vetem me nje telefonate urgjences dhe rrinin duarkryq ndersa ambulanca perpiqej te cante ne trafik!!

    Përgjigju
    • Artur: 17/09/2022 11:19

      Te lumte!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër