Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga aksi i shembur Librazhd-Pogradec. Një pjesë e rrugës është shkëputur duke rrezikuar shembje totale si pasojë e rrëshqitjes së dherave që prej të shtunës. Ura në këtë aks ka degraduar dhe më shumë duke rrezikuar gjithashtu shembjen.

Prej më shumë se 48 orësh, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rruge që kalohet me vështirësi për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe që shton distancën me një orë.


Lajmi kryesor:

Qarkullimi drejt juglindjes i bllokuar, vijon rrëshqitja e dherave në Librazhd-Pogradec! Dëmtohet edhe Bypass-i që pritej të hapej sot (PAMJE ME DRON)