Degradon rruga, mbeten në izolim 400 banorë të Kurbinit

Kjo është gjendja e rrugës që lidh fshatrat Shullaz dhe Prozhen me autostradën Milot-Mamurras.

Ky segment rrugor me gjatësi 800 metra i cili ju shërben 400 banoreve të kësaj zone ka degraduar plotësisht.

"Është shemb është shkatërruar fare rruga, makinat na i shkatërroi. Këtu s'mund të kalojmë për marrë bereqetin", shprehen ata.

Në kohë me shi gropat mbushen me ujë dhe kalimi i automjeteve e këmbësoreve është mjaft i vështire. Banoret thonë se kjo situatë ju ka vështirësuar jetesën, ndërsa premtimet për ndërhyrje në çdo fushatë elektorale kanë rezultuar gënjeshtra.

"Është turp me thënë se është rrugë dhe për çfarë e kanë lënë për 800 m. Ku ka pushtet lokal këtu? Askush nuk investon edhe pse na kanë premtuar", thanë të tjerë banorë.

Në situatë të ngjashme janë shumë segmente rrugore në fshatrat e Bashkisë së Kurbinit, duke ndikuar në jetën e qindra banoreve në këto zona.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!