TIRANË- Asgjë nuk ka ndryshuar në Apelin e GJKKO në procesin kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. SPAK ka kërkuar fiks të njëjtin dënim me nga 12 vite burg për Tahirin dhe Jaeld Çelën ndërkohë që ashtu si edhe disa vite më parë 2 vite më parë, ish-ministri u mbrojt duke radhitur në një tabelë faktet e tij. Pasi dëgjuan mbrojtjen, gjykata ka njoftuar se vendimi do të jepet në 4 shkurt ora 13:00.

Tahiri përfiton ulje të 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Në Gjykatë  kanë ikur disa herë dritat, duke e lënë sallën për disa minuta në errësirë. Kujtojmë se vendimi më 28 shtator i Gjykatës së Lartë e rikthye për rigjykim çështjen me trupë të re drejtuese. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. 

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:21
Zbardhet data, ja kur do të jepet vendimi për Saimir Tahirin! Ish-ministri: Kam pritur 4 vite, s'kam rrugë tjetër do pres

1632818262_TAHIRI.jpg

Apeli i GJKKO do të japë vendimin për Saimir Tahirin në datën 4 shkurt ora 13:00.

"S'kam rrugë tjetër pres vendimin, kam pritur 4 vite, do pres", tha Tahiri.