Gjykata e Lartë vendosi për rigjykim me tjetër trupë gjykuese, dosja ndaj Saimir Tahirit regjistrohet në Apelin e GJKKO
Saimir Tahiri dhe avokati i tij
Dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela, është regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Dosja është dorëzuar nga Gjykata e Lartë, pas marrjes së vendimit për kthimin për rigjykim të çështjes me trupë tjetër gjykuese. Këtë të enjte prite që dosja të shortohet, ndërsa pasi të caktohen anëtarët që do shqyrtojnë çështjen do vendoset edhe për datën se kur do zhvillohet seanca e parë ndaj Tahirit.
Gjykata e Lartë mori më 28 shtator vendimin për të rikthyer çështjen për Tahirin në apelin e GJKKO me trupë tjetër gjykuese, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rigjykim në shkallë të parë.
Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar.
Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. Akuza e argumentuar nga prokuroria ishte për përfshirjen e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.
Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1992
Lajme të tjera
-
Koka e grupit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Danimarkë, GJKKO dënon më 13 vite e 6 muaj burg Jetmir Kastratin
21 Mars, 11:23
-
Rrëmbimi dhe vrasja Jan Prengës, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin burg përjetë për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’, Festim Bexhdilit
20 Mars, 15:40
-
Ankimimi i familjarëve për sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, ‘Apeli’ lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të të shumëkërkuarit
20 Mars, 11:34
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari
20 Mars, 11:14
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për vrasësin serial, Julian Sinanaj dhe 5 të pandehurit e tjerë
17 Mars, 18:03
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, rifillon në Gjykatën e Posaçme gjykimin për Dritan Rexhepin dhe 6 të akuzuar të tjerë
17 Mars, 14:45
-
Me nënën në krah, momenti kur Saimir Tahiri shkon në varrim për t'i dhënë lamtumirën e fundit babait (VIDEO)
17 Mars, 11:09
-
EKSKLUZIVE/ Autori i vrasjes së Behar Sofisë, Ernejt Shyti dëshmon në GJKKO: Porositësit do më paguanin 500 mijë euro për një vrasje tjetër në Gjermani! Paratë do m’i jepte ‘Bajlozi’
16 Mars, 12:04
-
Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit, letra e ish ministrit nga burgu: Si nuk më prite? S’ta thoja dot se më vinte zor, por të dua shumë
16 Mars, 09:45
-
U kap me 324 kg kokainë në Portin e Durrësit, shoferi i kamionit dënohet me 12 vite burg! Përfiton gjykim të shkurtuar, do vuajë vetëm 8 vite
12 Mars, 15:36
-
Çelet seanca për kërkesën e Saimir Tahirit për uljen e dënimit në Gjykatën e Elbasanit! Shtyhet për më 23 mars! Prokurorët kërkojnë kohë
10 Mars, 09:56
-
Do të shkojë për gjykim dosja 'Gërdeci'? Shtyhet për më 23 mars seanca paraprake në GJKKO për Mediun! Mungojnë prokurorët
8 Mars, 11:08