Deklaratë për shtyp e Artan Lames, Kreu i ALUIZN-it gjithashtu aktivist i Shoqërisë Civile, për 12 lejet e Bashkisë së Tiranës në Parku i Liqenit Artificial
Rreth një vit e gjysmë më parë, Bashkia e Tiranës finalizoi të ashtuquajturin Planin e ri Rregullues, krimi më i madh urban i bërë në këtë qytet në këtë çerek shekulli të fundit. Aq i madh ishte ky krim, saqë bëri të domosdoshëm edhe ndryshimin e Legjislacionit në fuqi, për të bërë të mundur që batërdia e tij të merrte udhë. Dyshja Luli – Berisha u detyruan të ndryshojnë edhe ligjin e Planifikimit edhe Rregulloren e Urbanistikës, për t’ja përshtatur ato batërdisë që parashikonte plani i tyre.
Partia Socialiste në atë kohë në opozitë e denoncoi këtë plan. Grupimet të Shoqërisë Civile e denoncuan dhe bënë përpjekje për të frenuar të paktën disa nga masakrat që parashikonte ai. Unë vetë në atë kohë jam shprehur herë pas here publikisht duke denoncuar me zë, figurë dhe paragraf për paragraf, hyneret e Planit të Bashës.
Kushdo i kujton denoncimet tona për Parkun e Namasgjasë, për Kopshtin Botanik, për shkatërrimin e zonave të mbrojtura të qytetit, për Parkun e Madh, për ndërtimet në Bllok, e kështu me radhë. “Gënjeni” na thanë neve dhe gjithë qytetarëve të Tiranës. Tani të gjitha këto plagë janë hapur në trupin e qytetit.
Sot po dal sërish publikisht për të ri-denoncuar një tjetër nga krimet e këtij plani, shkatërrimin e Zonës Sportive poshtë digës së Liqenit.
E kam denoncuar këtë fakt që vjet në prill dhe Bashkia me paturpësinë më të madhe, publikisht gjithmonë është shprehur se “ne po gënjenim”.
Tani që lejen e dhanë, po përdorin një gënjeshtër akoma më surreale, na thonë që duke ndërtuar këto 5 monstra betonarmeje, do të shtohet gjelbërimi në Tiranë. Me broçkulla të tilla, mashtrimi ka arritur nivele ku nuk ja vlen më të merresh më me to, por me këtë situatë tragjike ku po zhytet ky qytet.
Vetëm gjatë muajve të fundit janë miratuar në Bashki rreth 60 leje ndërtimi pallatesh të larta, pikërisht në zonat më të ndjeshme të qytetit.
Veç këtyre janë miratuar deri tani edhe rreth 70 studime, në secilin prej të cilëve do të jepen të tjera ndërtime të larta.
Dhe ndërkaq gjatë gjithë gushtit vazhdojnë të miratohen lejet e reja, si kjo monstra që po flasim sot.
Mënyra se si është konceptuar dhe si ka degraduar më tej Pushteti Vendor në Shqipëri që nga viti 2000 e këtej, ka bërë që vendi të ndahet në Pashallëqe Private, në të cilat është gati e pamundur të ndërhyhet nga Qeverisja Qendrore për të frenuar babëzinë, edhe kur ky vullnet qendror ekziston.
Këtë situatë e kanë rënduar më tej disa vendime të kohëpaskohshme të Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë kufizuar edhe më tej mundësinë e një kontrolli të këtyre vendimmarrjeve të papërgjegjshme.
Dhe, si të mos mjaftonin këto, kanë qenë edhe vendime Gjykatash në nivele të një çmendurie absurde. Mjafton të kujtoj këtu rastin e fundit të përpara dy muajve, kur INUK ndërhyri në rrugën e Elbasanit për të bllokuar ndërtimin e një pallati që Bashkia i kishte dhënë një leje haptazi të paligjshme; dhe gjykata vendosi dhe çoi në arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të INUK-ut.
Në këtë situatë ka ardhur koha që e gjithë shoqëria shqiptare të ndërgjegjësohet për këtë spirale marrëzie në të cilën kemi hyrë.
Ka ardhur koha që Qeveria shqiptare, me të gjithë mjetet e mundshme ligjore, pavarësisht kufizimit të tyre absurd, të gjejë rrugët për të shpëtuar mbytjen e këtij qyteti në shtresën e betonit.
Askush nuk mund të fshihet më pas dokrrave për pavarësi të qeverisjes vendore, sepse këtu vetëm qeverisje vendore nuk kemi më.
Askush nuk mund të fshihet më pas dokrrave për sulme politike, sepse këtu s’ka më politikë, por beton që mbush me para xhepat e ca të paktëve.
Me këtë spekulim imobiliar kolosal, të vetmit që përfitojnë janë një grusht njerëzish, ndërsa ata që humbasin jemi të gjithë ne qytetarët.
Personalisht, në cilësinë e funksionarit të këtij shteti; në cilësinë e veprimtarit prej shumë vitesh në radhët e Shoqërisë Civile; dhe në cilësinë e një qytetari që dua të rrit fëmijët e mi në këtë qytet; do bëj të pamundurën për t’i vënë fre kësaj dallge betonizimi.
/Shqiptarja.com