Së fundmi Diego Armando Maradona ka deklaruar se Brazili do të shpallet kampione bote. Gjatë një intervistë legjenda e futbollit është shprehur shumë pozitivisht për trajnerin Tite dhe lojën e Brazilit në ndeshjen me Meksikën.

‘Brazil-Meksikë më pëlqeu, ishte një ndeshje e bukur. Pashë një Seleçao shumë solid, në gjendje të fitojë Kupën e Botës. Më pëlqen shumë Tite si trajner, sepse di ta vendosë mirë skuadrën në fushë. Sulmuesit brazilianë dhe ata 4 që janë pas tyre, janë forca e vërtetë: dinë ta luajnë topin, të vertikalizojnë, të sulmojnë të gjithë bashkë.

Diego Armando Maradona