Deklarata e Bashës për ‘kokën’ e
Tahirit, Balla: Mos e merrni seriozisht

Deklarata e Bashës për ‘kokën’ e<br />Tahirit, Balla: Mos e merrni seriozisht
TIRANË-Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve demokratë që u shprehën se do bojkotojnë komisionet e Vettingut.

Sipas Ballës, ky vendim i PD nuk është i ri sepse siç shprehet ai, ky veprim ishte paralajmëruar kohë më parë.

I pyetur mbi deklaratën e kreut të PD, se i është ofruar ‘koka’ e Tahirit për t’u tërhequr nga protesta, Balla e mohoi një gjë të tillë duke u shprehur se Basha nuk duhet të merret seriozisht për ato që thotë.

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Balla theksoi se demokratët që në fillim kanë dalë kundër Reformës në Drejtësi dhe se protesta që po bëhet aktualisht është në kuadër të bllokimit të këtij procesi me rëndësi për drejtësinë shqiptare.

"Besoj që premtimi për bojkotin për Kuvendin nga opozita nuk është lajm i ri, pasi është paralajmëruar kohë më parë, pasi e kemi ditur se PD nuk janë dhe nuk duan të jenë pjesë e funksionimit normal të parlamentit kur pritet të ngrihen komisionet e Vetting-ut.
Lajmi është paralajmëruar një muaj më parë kur PD filloi bojkotin e reformës zgjedhore dhe në atë kohë protesta u thirr gjoja për reformën zgjedhore dhe sot nuk flasin për këtë, po për largim qeverie, që nuk kanë të bëjnë me modeli demokratik.
Në 18 qershor shqiptarët do të vendosin kush do të qeverisë. PS është e bindur se shqiptarët do ta rikonfirmojnë si forcën qeverisëse sepse jemi drejtimi i duhur për Shqipërinë.
Pa zbatimin e reformës Shqipëria nuk mund të ecë para.
Të protestosh kundër reformës në drejtësi nuk është në të mirë të Shqipërisë.
PD po punon kundër mos ndëshkimit të korruptuarve. Zgjedhje e tyre është jo vetëm të protestojnë, por edhe të këndojnë dhe të hedhin valle
”.

Balla vuri në dukje se Shqipëria nuk ka për t’ia falur PD-së kurrë faktin se po bëhet njësh me gjyqtarët e korruptuar.
Janë kundër Vettingut sepse një pjesë e prokurorëve e gjyqtarëve janë të lidhur me PD”.

Deputeti socialist u shpreh se protesta e PD është vetëm e një klani brenda PD-së, pasi pjesa tjetër nuk e ka miratuar. Madje deputeti socialist e etiketoi mbledhjen në çadra si, ‘një birrari”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)