Deklarata e deputetes së Qipros
Dule:S'ndikon në raportet me Greqinë

Deklarata e deputetes së Qipros<br />Dule:S'ndikon në raportet me Greqinë
Kryetari i Partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut nuk ka komentuar drejtpërdretejt deklaratat e një dite më parë të deputetes greke të Qipros, Eleni Theoharous e cila tha se Vorio Epiri është në Tiranë.

Por Dule tha se deklarata të politikaneve të caktuar nuk ndikojnë në marrëdhëniet miqësore mes popujve shqiptarë dhe grekë.

''Më keni nëpër media duke folur dje për një sot dhe sot për një orë dhe më bëni pyetje që nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen e fjalëve të mia. Më shumë se kurrë në momente kur ka deklarata që disa herë nga të gjitha palët mund të kalojë edhe vija tradicionale. Dëshmohet se miqësia mes popullit grek dhe shqiptar është e pandikueshme nga çdo qeveria apo politikan, jo vetëm në rajon por edhe më gjërë. Rrjedhimisht ky është urimi edhe në të njejtën kohë edhe angazhimi im personal'', është shprehur Dule. 

Kreu I PBDNJ-së tha gjithashtu se forca e tij politike kohët e fundit është përballur me sulme të paprecedent nga kreu i PS-së, ndërsa përjashtoi një koalicion të mundshëm me këtë forcë politike.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai