TIRANE-Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratës së zyrtarit amerikan, Donald Lu se gjyqtarëve që po gjykojnë cështjen e Tahirit në Apel u është ofruar ryshfet. Manjani për këtë akuzon qeverinë, ndërsa e cilëson si kulmin e banditizmit.

Mbi gjykatën bëhet presion dhe ofrohen para”- thotë Ambasadori i SHBA, për gjykimin në Apel të masës së sigurisë së Saimirit.

Dmth qeveria, si e interesuar për këtë çështje, bën presion dhe ofron para si të gjithë “të fortët” e “trafikantët ”! Ky është kulmi i banditizmit!

Ylli Manjani

Sot Tahiri do të dalë para gjykatës, ndërsa dje në një prononcim për mediat, ambasadori amerikan në Tiranë i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, pasi siç thotë ai, ka të dhëna se gjyqtarëve u është ofruar ryshfet, por pa specifikuar se cila palë është e përfshirë në këtë aferë.