Saimir Tahiri nesër në Apel/Donald Lu: Kam dëgjuar se gjyqtarëve u është ofruar ryshfet
Ambasadori amerikan në Tiranë bën një deklaratë të fortë duke ngritur hije dyshimi lidhur me seancën e nesërme gjyqësore të Apelit të Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri del nesër përpara Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku do të kërkojë heqjen e masës së arrestit shtëpiak. Kërkesa është dorëzuar një javë më parë nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia.
Pak orë përpara kësaj seance të rëndësishme të gjykatës, është ambasadori amerikan Donald Lu i cili ngre hije dyshimi të forta. I dërguari i Uashingtonit ka thënë se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione. Në një prononcim për mediat, ambasadori amerikan në Tiranë i ka bërë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, pasi siç thotë ai, ka të dhëna se gjyqtarëve u është ofruar ryshfet, por pa specifikuar se cila palë është e përfshirë në këtë aferë.
Kjo pasi nga njëra anë opozita kërkon burgosjen e ish-ministrit të Brendshëm, ndërsa nga ana tjetër, vetë Tahiri dhe pala e tij mbrojtëse duan lirinë, duket hedhur poshtë akuzat për bashkëpunim në trafik droge me Habilajt.
Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin
Donald Lu, ambasador i SHBA në Tiranë
Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” në 12 maj, ndaj ish-ministrit të Brendshëm të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin "Habilaj". E vetmja dalje e Tahirit nga banesa e tij ka qenë ajo kur u njoh me vlerësimin e masës së sigurisë te Krimet e Rënda.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.6%
-
Të gabuar
14.3%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 6727
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha i sulmon të gjithë: Blinken grusht shteti ndaj opozitës me Dumanin, Soros monstër, Lu dhe Vlahutin ushtarë të tij! Unë me një apartament, kreu i SKAP ka tre
16 Dhjetor, 13:02
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
21 Janari/ Tahiri paditi Bashën në 2015, Shqiptarja.com publikoi dokumentin e falsifikuar pas urdhërit të Bashës! Si u korrigjua regjistri i Gardës
1 Nëntor, 11:10
-
Hetimet për '21 janarin', Saimir Tahiri në SPAK pyetet edhe për kallëzimin që ka bërë ndaj Bashës: Ngjarje që duhet zbardhur (VIDEO)
1 Nëntor, 09:41
-
SKEDA/ Nga Fatos Nano dhe Safet Zhulali, te Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Ervin Salianji! Ja ministrat dhe deputetët e arrestuar e dënuar nga Drejtësia
26 Shtator, 16:14
-
Saimir Tahiri 2 orë e gjysmë në SPAK, ish-ministri i Brendshëm në hetim pasuror! Në sitë dhe transaksionet e gruas dhe kunatit (VIDEO)
24 Qershor, 12:59
-
Ylli Pata: Profecia e Donald Lu-së: Pse janë tërbuar 'Al Capone'-t shqiptarë
11 Prill, 20:10
-
Apeli i GJKKO e la në burg, ish-truproja e Tahirit rekurs në Gjykatën e Lartë
8 Dhjetor 2023, 14:37
-
Akuzohet për trafik droge, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit
26 Shtator 2023, 10:24
-
Saimir Tahiri, Klement Balili e Safet Bajri bashkë rreth një tryeze në burgun e Kosovës, Drejtoria e Burgjeve: Fotografia u realizua nga personeli! Vuanin dënimin në të njëjtin sektor
4 Gusht 2023, 17:38
-
Kuvendi përballë kërkesës për arrestimin e deputetëve, pas 2012 iu hoq imuniteti i plotë! Precedentët e mëparshëm, nga Mark Frroku e Tom Doshi tek Saimir Tahiri e Alqi Bllako
10 Korrik 2023, 17:04
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
10 Korrik 2023, 10:59
TE GJITHE komentuesit Jane korrobacet e RAMES .I PAGUAN RAMA FITON ZGJEDHJET MBULON VRASJET DHE VJEDHJET DUKE FOLUR PER SALIUN LULIN DHE TA NGULIN .PO RAMA ESHTE NE PUSHTET PSE NUK I PADIT .?? PSE NUK SJELL FAKTE DHE AVOKATI I TAHIRIT NUK I SHITET SALIUT SE TAHIRI E PAGUAN ME MIRE .TAHIRI BLEU GJERMANINE AUSTRINE ITALINE TE PAREN ...KJO ESHTE EUROPA KU DUAM TE SHKOJME .
PërgjigjuNë rast se e vërtet.... wow shum shqetësuese
PërgjigjuLU mos u merr me thashethemet e P.D.se.
PërgjigjuNuk eshte e qarte u behet presion gjyqtareve ti hiqet masa e arrestit apo qe te mos i hiqet,cila pale eshte me e interesuar?
Përgjigjutani me gjithe mend u bere si grate e lagjes ... mos me thene gore fare. U hodhe u perdrodhe me peshqit e medhenj dhe tani fain e ka tahiri. nuk me behet fare vone per te...ne burg po ka bere per burg, por jo para metes, berishes, mediut, zenit etj!!!
Përgjigjutani megjithemend u bere si ato grate e lagjes...per mos tjene gore fare. Kerceve u haragope me peshqit e medhenj dhe tani i sulesh ketij.
PërgjigjuMe duket se te ka dhene raki kocumare president BAFTJARI .dhe ta ka turbullu pak mendjen ambasadori yne LU se ndryshe nuk ka si shpjegohet lajthitja juaj per ceshtjen Tahiri Kam pare Me kane thene I thashe jane fjale ngatrrestare dhe nuk ju takojn ju zoti Lu .lrjani Berishes ate se zotrrote je akuzuar boterisht nga kryeprekurori .Me duket se je fryre aq shum nga presidenti yne BAFTJARI sa i harrove pedhqit qe nai servire per 6 muaj dhe fillive thashethemet e tipit SALI
PërgjigjuA s'eshte dhe prononcimi i z.Lu nje forme presioni mbi Gjykaten e Apelit, nje dite perpara seances?!
PërgjigjuLeje mer jahu politiken dhe futju portokallise se ishe mire si aktor se se ke terezin se po ta kesh terezin e kap peshkun e modh mtrego mu ti...hahhahah
PërgjigjuMS LU ESHTE KOMPLET I SAKTE TAHIRI DO PERDORE NDOSHTA 70/100 TE PARAVE TE DROGES QE KA FITUAR 20/100 GJYQTAREVE DHE 50/100 PER ED RAMEN LLOGARITE E PAREVE JANE BO DHE TAHIRI KA BERE MARVESHJEN PRITET TE LUHEN DISA DHJETRA MILJONA EURO TE SHOHIM CDO TE NDODHE
PërgjigjuO barbon, Saimir Tahiri ishte njeri i lire dhe dorezoi mandatin per t'u perballur si qytetar i thjeshte me drejtesine, sepse beson ne pafajesine e tij. Nese do ishte i perfshire, pse do e dorezonte mandatin e deputetit dhe tani te paguante gjyqtaret e Saliut dhe Ilirit me "paret e droges" per te fituar lirine e tij.
Ke shume te drejte Z Lu ene une e nigjova mener kur po beja te trashin ne qenef te presidences ,nigjova Liken qe po i thoshte atij keshilltarit qe uroi te "thyje" qafen do ja fusim atij "kinezit" do i themi qe Sajmir Tahiri po i ben presion gjykates me leke edhe me kercenime per vrasje njelloj si Xhafa baboles dhe per ta bere te besueshme do ja servirm me Faten e gerdecit si burim i pamvarur ,nat moment me doli ajo e madhja ene nuk arrita mre jahu ta nixhoja krejt komplotin.
PërgjigjuNuk jau shef kush hajrin kinezve mer jahu , ik e Lu ne Kirgistan edhe fillo mba Ramazanin je bo edhe ti shum zhurm per asgje .
PërgjigjuZoti lu edhe ne ameriken tende nuk denohet njeri per nje thash e them
Përgjigju@Dea. Sipas teje sa vjet burg duhet te meritoje Berisha qe ka thene me ze e figure qe Lazaratin e lejova me bindje te plote, ishte vendim politik, po ato thirrje qe kishte bere Gate Mahmutaj ne telefonin e Berishes, po fotot e te birit Vandam Mahmutaj me Berishen? Per mos folur per fusha dhe tema te tjera, ku Berisha, Like Meta etj kane shkelqyer me paligjshmerine e tyre.
Moj zonj apo zonjusg ca je un nuk i kam mbajtur bishtin samirit por me akuzat politike te saliut apo militanteve politik ne prekurori pse thot dikush nuk mund te denohesh dhe nje gje droga e ka oregjinen e fillesr ne shqiperi qe nga viti 1993 pra kur sajmiri ishte adolishent keshtu qe duhen denuar te gjith klasa politike dhe jo vetem nje person si sajmiri
Thashethem eshte makina, thashethem hashashi qe mbuloi shqiperine, thashethem tonelatat e kapura nga italianet, thash e them zhvleresimi i euros duke renuar shqiptaret, thash e them takimi me deshmitarin ne proces, thash e them skafi i riparuar nga Habilajt etj etj. Cdo gje te thashe e te them sipas militanteve dhe jo qytetareve te lire dhe qe jane kundra kesaj klase te qelbur politike. Medi Gerdeci po " e tundete " dje perpara ambasadorit duke e sfiduar hapur. Rrenjet e Gerdecit jane ne amerike prandaj mos prisni drejtesi ketu. Ke te kapi, te kapi. Kapi Saje Qorrin? Shume mire, le te flase dhe ai per cfare di.
ESHTE faji yt ZOTI LU .E. zvarrise SHUME QELLIMISHT .GJITHE ZHURMA QE BERE SOLLI O REZULTATE ...RAMA PESHKAQENI ...PESHQIT E MEDHENJ PO HANE TE VEGJELIT . NDIHEM E ZHGENJYER DHE E PASHPRESE .CA THANE SE DO RRIJE DHE 1VIT .U FUTE VETEM NE KOMEDI .KAQ .
Përgjigju