Deklarata e fortë e Ballës: Basha këtë fillimjave loboi në korridoret e Bundestagut kundër negociatave

Deklarata e fortë e Ballës: Basha këtë fillimjave loboi në korridoret e Bundestagut kundër negociatave

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se Lulzim Basha këtë fillimjavë ka lobuar fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. 

Sipas Ballës, Bundestagu gjerman është mbështetës i hapjes pa asnjë kusht të negociatave të Shqipërisë me BE-në, ndërsa sipas tij, përpjekjet e opozitës dhe të kreut të saj Basha për ta penguar këtë proces s'do japin rezultat. 

Si Kryetar i Grupit Parlamentar të mazhorancës dua t'i ripërsëris Grupit Parlamentar të PD dhe LSI që betejën e përbashkët në interes të Shqipërisë për të lobuar së bashku në interes të hapjes së negociatave mund ta zhvillojmë së bashku, pavarësisht se jeni shumë vonë edhe pavarësisht përpjekjeve të kësaj fillim jave të kryetarit të opozitës për të qenë fshehurazi në korridoret e Bundestagut gjerman. Jam shumë i sigurtë që brenda Bundestagut gjerman kemi mbështetjen e nevojshme për të vijuar këtë proces në funksion të 28 qershorit, por dhe pas 28 qershorit.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
 

Balla iu përgjigj edhe kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, i cili tha se edhe kreu i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, është skeptik për negociatat me Shqipërinë. 

Lidhur me kërkesën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Spaho: Duhet të jeni korrektë kur citoni përfaqësues të nderuar të institucioneve dhe këtu flas për Kryetarin e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, i cili nuk e ka thënë kurrë një gjë të tillë që ju e citoni. Tajani ëhtë një ndër mbështetësit kryesor të hapjes pa asnjë kusht dhe të menjëhershme të negociatave me Shqipërimë. 

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë