Për ministren e Shtetit për Marrëdhënie Parlamentare tashmë “topi” për Reformën Zgjedhore është në fushën e opozitës dhe se lideri i PD Lulzim Basha duhet të bëjë zgjedhjen e tij.
Në lidhje me rolin që ka Sali Berisha në këtë reformë, Spiropali u shpreh “Unë mendoj se kjo është pika ku kryetari i opozitës duhet të ndajë njëherë e mirë nëse është Lulzim Basha apo është Basha masha.”
“Është dakordësuar për një draft përfundimtar “topi” është në fushën tjetër, presim përgjigjen e liderit të opozitës. A do të bëhet pjesë e zgjidhjes apo do të tërhiqet sërish. Kryetari i opozitës duhet të ndajë nëse është lideri i PD apo jo”, u shpreh më tej Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.