Gazetari Flogert Muça ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Repolitix” në Report TV me Denis Mingën. Ndalur te zhvillimet e fundit politike, Muça tha se Lulzim Basha ka folur në SPAK për 21 janarin, ngjarjen tragjike të 2021 kur u vranë katër protestues të pafajshëm, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj dhe u plagosën shumë të tjerë.
“Në 2008 kur është bërë ndryshimi i madh i kushtetutës mbaj mend një deklarata të Bashës kundër ndryshimeve. Ai thoshte janë "vrasëse" për demokracinë. Basha ka qenë historikisht kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008... Listat e hapura nuk i do as Basha as partitë e vogla. Rama del deputet me lista të hapura doktori po, kurse Basha kam frikë se nuk del deputet. Unë nuk besoj se e do as Basha as Berisha as Rama. Parimisht janë të tre dakord por në fund del diçka që nuk bëhet.
Flitet për katër zona zgjedhore. Votimi për diasporën është e ndërlikuar do vonojë dhe ca. Edhe ajo e fundit mund të bëhet. Basha shpresën e vetme nuk e ka as te reforma as te ndonjë gjë tjetër te ndërkombëtarët dhe te reforma në drejtësi. Thuhet se Basha ka deponuar për 21 janarin, ka folur në SPAK për 21 janarin. Në kushtet kur zgjodhi për të "vrarë" babain është shpërlarë mirë. Kjo në fakt bën sens kur sheh qetësinë e Bashës gjumin 2 vjeçar”, tha ai.
Anëtari i kryesisë së PD Azgan Haklaj tha se Gjykata e Strasburgut e ka quajtur krim shtetëror 21 janarin, ndërsa për Bashën u shpreh se nuk ka dijeni nëse ka folur në SPAK.
"Strasburgu ka folur ka thënë është krim shtetëror. Basha ka folur për 21 janari, ka folur dhe publikisht. S’kam informacion a ka folur në SPAK. Unë nuk bëj fajtor askënd pa dalë vendimi i gjykatës", tha Haklaj.
"Unë kam informacione që është kollitur atje", shtoi Muça.
Gjykata e Strasburgut ka gjetur shkelje të rënda nga shteti shqiptar në padinë e familjarëve të Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit. Sipas gjykatës, vrasja ndodhi nga shkelja e rregullave të Gardës, ndërsa qeveria e kohës pengoi hetimin.
Lajmi kryesor: