Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka bërë një deklaratë të fortë kundër mafias dhe emigracionit të paligjshëm. Ministri Salvini i ka shpallur luftë mafias, teksa ka theksuar se do t’i dedikojë gjithë energjinë e tij, me çdo mjet të nevojshëm.
Ai ka deklaruar prerë se do ju sekuestrojë edhe mbathjet mafiozëve të të gjitha grupeve kriminale, që nga Camorra, Ndragheta, etj, duke shtuar se nuk e frikësojnë aspak kërcënimet e tipit ‘vdis Salvini’.
Luftë mafies, një impenjim që do i dedikoj çdo energji timen, me çdo mjet të nevojshëm! Bashkë me ju nga Toscana e mrekullueshme. Për mafiozët argëtimi mbaroi! Tani duhet të tregojmë që Shteti është më i fortë.
Do më pëlqente që në fund të udhëtimit, të kujtohesha si dikush që më shumë se të tjerët ka luftuar Camorra-n, Ndrangheta-n dhe mafian, duke u impenjuar të shkoj në çdo rrugë dhe rajon. Mesazhi i qartë për bastardët mafiozë, ndragetistë e kamorristë. Italia nuk do jetë më vendi juaj.
Do luftoj ditë e natë dhe do provoj t’ju sekuestroj edhe mbathjet që keni veshur. Dua një ekonomi të fortë e të ndershme… Mafiozë dhe skafistë për mua jeni i njëjti m*t. Për ata që shkruajnë në mure ‘vdis Salvini’: Kujtoni se më fusni frikën. Kërcënimet tuaja vetëm më bëjnë të qesh.Matteo Salvini, ministri i Brendshëm i Italisë
Bravo SALVINI .PO MBAJE FJALEN QE NA DHE .BEJ INVENTAR PERNDRYSHE MUTRAT JANE SHUME NE NUMER DHE DUHEN ESKAVATORE TI GROPOSESH .
Përgjigju