Deklarata e fortë nga Presidenca e Kosovës: Kurrë s’do të ketë amnisti për vrasjet, torturat e përdhunimet e kohës së luftës

Deklarata e fortë nga Presidenca e Kosovës: Kurrë s’do të ketë amnisti për vrasjet, torturat e përdhunimet e kohës së luftës

Presidenti Hashim Thaçi

Shefi i Stafit të Presidencës, Bekim Çollaku, ka thënë se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nuk do të ketë kurrfarë amnistie për veprat që lidhet me krimet e luftës, gjenocidit e krimeve kundër njerëzimit.

Ka thënë se amisti s’do të ketë kurrë për vrasjet, torturat dhe përdhunimet që kanë ndodhur gjatë luftës. Ka thënë se është për keqardhje qysh disa persona po keqpërdorin këtë temë për përfitime të vogla politike e personale.

Bekim Çollaku, Shef i Stafit në Presidencë, ka dhënë një deklaratë me të cilën konfirmon se asnjë prej krimeve të luftës, krimeve të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit nuk do të amnistohen me asnjë marrëveshje me Serbinë.

Ky reagim i Çollakut vjen pas një përgjigje të Presidencës, ditë më parë, ku thuhej se disa vepra penale mund të amnistohen në Marrëveshjen Ndërkombëtare që do të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për hir të sqarimit të opinionit publik, por mbi të gjitha për hir të së vërtetës dhe respektit e përuljes ndaj atyre që humbën më të dashurit e tyre, atyre që kanë përjetuar krimet më mizore gjatë luftës, më lejoni që sqaroj një gjë të cilën e dinë të gjithë. Kurrë nuk do të ketë amnisti për ata që kanë kryer krime te luftës ( vrasje, tortura e përdhunime) në Kosovë”, ka thënë Çollaku, për Express, të shtunën.

Ai u ka bërë thirrje atyre që janë të përfshirë në procesin e dialogut të kenë kujdes kur flasin për tema të ndjeshme që ndërlidhen me dialogun.

“Është për keqardhje, që disa, për shkak të  betejave te vogla politike dhe personale, shkojnë aq larg me trillime për ketë temë, duke harruar që përgjatë rrugës mund të lëndojnë mijëra njerëz. Kosova respekton në tërësi konventat ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare. Krimet e luftës  janë të sanksionura me të drejtën ndërkombëtare, dhe Kosova e ka të harmonizuar legjislacionin e vet penal në përputhje me konventat dhe ligjet ndërkombëtare. Pra, nuk ka dhe nuk mund të ketë amnisti për krimet e luftës”, ka shtuar ai.

Edhe në këtë rast, ky zyrtar i Presidencës u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të bëhen pjesë e dialogut si mundësi për të ndihmuar Shtetin e Kosovës.

“Kundërshtarët e dialogut, normalizimit dhe pajtimit, nuk do të mund të gjejnë asnjë çështje të cilën do të mund ta përdorin si justifikim për të mbrojtur kauzat e tyre personale apo politike. Fundja, ky debat për këtë çështje dëshmon atë çfarë ne në vazhdimësi po e kërkojmë. Dialogu është çështje e interesit shtetëror, prandaj ejani bëhuni pjese e tij dhe merrni përgjegjësinë qe iu takon. Vetëm kështu, mund ta ndihmoni Kosovën”, ka shtuar ai.

Çollaku ka thënë se faza finale e dialogut me Serbinë do të përcillet me transparencë të plotë.

“Transparenca, përgjegjësia dhe llogaridhënia janë tri parimet kryesore gjate kësaj faze përfundimtarë të dialogut për normalizim te marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI