Deklarata e ministrit grek 'tërbon' Berishën: Rama-Bushati po falin detin, ja ç'po ndodh

Deklarata e ministrit greke të Mbrojtjes, Panos Kammenos, se do të zgjerojnë ujërat territoriale, ka ‘tërbuar’ ish-kryeministrin Sali Berisha. Duke ‘harruar’ situatën kaotike të krijuar në Kuvend nga opozita, Berisha ka komentuar deklaratën e ministrit grek, duke thënë se pala greke nuk ka pranuar të negociojë për marrëveshjen me detin.

Sipas ish-kryeministrit, pala greke i ka dorëzuar në mënyrë arrogante marrëveshjen palës shqiptare dhe kjo e fundit po bën sikur negocion.

Denoncoj publikisht dhe botërisht aktin e tradhtisë së madhe kombëtare që po kryhet me faljen e detit nga Rama dhe Bushati. Zhvillimet? Zhvillimet nga burime të 2-3 fishta brenda grupit negociator janë: pala greke në mënyrën më arrogante i ka dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen, duke i thënë ‘merreni se për këtë nuk ka më asnjë koment’.

E dyta, në këtë marrëveshje pala greke ka bërë të qartë palës shqiptare se nuk mund të shqipërojnë fjalën ‘ekiti’ dhe fjalën ‘koncesione’. Ekiti, një nga kërkesat fondamentale të Gjykatës Kushtetuese, është rrëzuar nga qeveria greke.

Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra shefat të tyre dhe Ramës dhe Bushatit. Çfarë ndodh brenda delegacionit? Një i pafytyrë, agjenti Muxhollari në hije, arrijnë të falsifikojnë edhe minutat e diskutimeve, të nënshtrojnë të bindin për të firmosur pasi janë hequr gjërat që janë diskutuar aty. Anëtarët e tjerë të delegacionit marrin kërcënime për largime nga puna. Palën tonë e udhëheqin dy ditëzi, skapi mafoz, spiuni Muçlloari, që punon kundër Shqipërisë.

Ju ftoj të lexoni deklaratën e Kamenosit, që është një ministër ekstremist antishqiptar, që dje thoshte se do zgjerojnë ujërat territoriale, në kurriz të Shqipërisë. Kjo është e vërteta e heshtjes kriminale, e aktit të tradhtisë kombëtare. Kjo është një nga shkaqet e grushtit të shtetit brenda shtetit. Pala greke thotë se s’ka negociatat, por çakejtë bëjnë sikur negociojnë. Situatë më dramatike s’ka më.

Ish-kryeministri Sali Berisha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Terbimi: 04/07/2018 04:26

    Ky" SQIPARI"qe Ben komente ne favor te RRAMES DHE TRADHETISE VETEM SHQIPETAR NUK ESHTE .PO KETU NUK ESHTE FAJ I KOMENTATORIT POR I KESAJ GAZETE TURKE OSE GREKE , we nje gazete patriotike nuk I JEP KETO komente pro greke.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 07/06/2018 13:17

    Kush e shiti Detin e kush fol, kush na futi ne kete "valle" e kush bertet. Nuk ke faj ti, fajin e ka ky popull gjyterym dhe ata qe te rrine si qent e rruges kur hedh plerat, qe me mire shesin token e vatan se te te dalin kundra, keto mjerane analfabet e te pabese, qe bejne patriotin ne stadiume e ne shtepite e tyre, me flamuj, me drona e çifteli, po dhe historia e ka treguar qe nga Hamzai e deri te Zogolli, se sa patriote kane qene. Ne vend te nje rreagimi popullor pa parti, fe e rrace, kur Basha firmoste pazare ne kurriz te vendit me Bakojanin, e justifikonit, se "eshte mashtrim per ti mare ok per viza". Ju analfabet po mashtronit Greket, ju konsumatore farash luledielli neper cadra...

    Përgjigju
  • Emigrati: 07/06/2018 12:25

    Vdis o plaku (mere) se ti je kauza e kësaj ¢ështje ore malok me brek leshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit