Ministri grek i Mbrojtjes: Do zgjerojmë ujërat tona territoriale, do marrim pasurinë nën det

Ministri grek i Mbrojtjes: Do zgjerojmë ujërat tona territoriale, do marrim pasurinë nën det

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Panos Kammenos

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Panos Kammenos ka deklaruar gjatë një aktiviteti në Athinë se së shpejti Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Ai theksoi se Greqia do të zgjerojmë ujërat  territoriale për të marrë pasurinë nën det, por pa specifikuar ku.

Ne jemi në një moment të rëndësishëm në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re. Ne po dalim nga kriza financiare dhe në të njëjtën kohë Greqia është shndërruar në një vend që prodhon gaz dhe ndoshta edhe më vonë naftë

Panos Kammenos

Ministri grek i Mbrojtjes gjatë fjalës së tij nuk ka specifikuar se për cilat territore bëhet fjalë, ndërsa deklarata e tij vjen në një moment që Athina zyrtare është në bisedime me Shqipërinë për kufirin detar dhe zonat ekonomike. Referuar deklaratave të ministrit Kotzias pak javë më parë, marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar pritet që të arrihet brenda qershorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parti-Enver: 07/06/2018 10:07

    Ngrihu nga varri o Enver Hoxha Ti i tregove vendin grekeve serbeve ruseve dhe gjithe armiqve te tjere te ketij populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI