Deklarata e ministrit britanik/ Shqipëria ‘Notë Verbale’ Britanisë së Madhe: Shqetësim gjuha diskriminuese ndaj shqiptarëve, cenon bashkëpunimin

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King Smith është paraqitur sot në ministrinë e Punëve të Jashtme ku ka marrë një notë verbale mbi deklaratën e ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick i cili me tone të ashpra, bëri thirrje që oficerët e emigracionit të kapnin çdo shqiptar dhe t’i dërgonin drejt Tiranës.

Përmes kësaj Note Verbale, Ministria e Punëve të Jashtme, paraqiti shqetësimin për deklaratën më të fundit me gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Ministrit të Shtetit për Imigrimin Robert Jenrick. Në reagimin e ministrisë theksohet se kjo retorikë e përsëritur cënon frymën pozitive të bashkëpunimit bilateral të konfirmuar në Deklaratën e Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit Britanik Rishi Sunak, në të cilën ndër të tjera ndahet vlerësimi i përbashkët për rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. 

Në reagimin e bërë të shtunën, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha se deklarata e ministrit britanik ishte e turpshme dhe tronditëse të bëhej vetëm për të fituar disa vota më shumë.

“Tej mase e tronditur kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për emigracionin të përdori një gjuhë të tillë vetëm për disa vota. "Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin"! Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë  dhe atij të Britanisë së Madhe ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në  kulturë,e konomi dhe shoqërinë e të dy vendeve. Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm!”- shprehej Xhaçka dy ditë më parë në reagimin e saj.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale të premten, ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick përdori një gjuhë të papranueshme teksa njoftonte nisjen e dhjetëra shqiptarëve drejt Tiranës. Në videon e publikuar, ai shfaqet duke iu referuar shqiptarëve si kriminelë dhe bën thirrje që të kapet secili prej tyre dhe të largohet sa më shpejt drejt Britanisë së Madhe.

Debati për shqiptarët në Britaninë e Madhe ka qenë në qendër të vëmendjes për muaj me rradhë, teksa është raportuar një rritje e konsiderueshme e emigrantëve shqiptarë të cilët përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit për të mbërritur më pas në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri britanik i Emigracionit, nuk është i vetmi nga qeveria britanike që ka bërë deklarata fyese për shqiptarët. Ministrja e Brendshme, Suella Braverman i cilësoi shqiptarët si ‘kriminelë’, duke nxitur reagimin e mijërave emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë prej vitesh në Britaninë e Madhe. Këta të fundit u ngritën në protestë ku bënë thirrje që Braverman t’u kërkonte falje për deklaratat e bëra.

Ndërsa kryeministri britanik, Rishi Sunak ka bërë me dije se ka arritur një marrëveshje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që azilkërkuesit, emigrantët e paligjshëm shqiptarë dhe personat e përfshirë në ngjarje kriminale të deportoheshin drejt Tiranës.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici: 16/01/2023 18:33

    Me ne fund, po leviz dicka se 32 vjet shtetit shqiptare ju be kurrizi me gunga.

    Përgjigju
  • Unë: 16/01/2023 17:40

    Një note verbale shumë e vonuar. Britania ka kohë që e ka mbushur kupën kundrejt shqiptarëve. Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve në britani ngjason me diskriminimin nazist ndaj çifutëve.

    Përgjigju
  • Suela: 16/01/2023 13:45

    Nuk esht faji i Britanise por i llumit dhe krimineleve shqiptar qe kan mbushur boten ne droge dhe shtepi bari

    Përgjigju
  • hajduti: 16/01/2023 13:40

    nruja investitorit strategjik, ai ta ka fajin eee...

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 16/01/2023 13:15

    Nuk eshte ide e keqe t'i shpallim lufte Anglise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë