Deklarata e Nishanit, Rama: E 
paimagjinueshme për Presidentin

Deklarata e Nishanit, Rama: E <br />paimagjinueshme për Presidentin
TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Presidentit Bujar Nishani ditën e djeshme, ku sipas deklaratave të këtij të fundit, shefi i qeverisë kërkon të marrë institucionin e Presidencës.
 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka dënuar gjuhën e përdorur nga Presidenti, duke e cilësuar të paimagjinueshme referuar. Por nga ana tjetër, Rama thekson se koha kur kryeministrit të përdorë të njëjtën gjuhë ndaj Presidentit ka vdekur që më zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013.
 
“E paimagjinueshme per nje president republike kjo gjuhe por koha kur kryeministri perdorte po kete gjuhe ndaj presidentit vdiq ne 23 qershor.” shkruan Rama
   
Ditën e djeshme, në një konferencë për mediat, Florian Nuri, Drejtori i Kabinetit në Presidencë me tone të ashpëra tha se kryeministri do të marrë institucionin e Presidencës. Zyra e Presidencës i ka quajtur fyerje vulgare dhe sulme politike ndaj Presidentit deklaratat e në Kuvend. Kjo pasi deputeti i PS Taulant Balla ka ngritur shqetësimin se Kisha Katolike Shën Piu X në Elbasan që rrezikon të prishet, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila sipas tij bëhet për t’i kthyer truallin familjes së bashkëshortes së Presidentit Bujar Nishani.
 
Pjesë e shqetësimit të Ballës, ishte edhe deklarata e Nishanit se nuk do të dekretojë Visar Zhitin në postin e ambasadorit të ri të Shqipërisë në Vatikan.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë