Deklarata e njohjes së Kosovës
irriton serbët në Bosnje, duan ndarje

Deklarata e njohjes së Kosovës<br />irriton serbët në Bosnje, duan ndarje<br>
Deklaratat e përfaqësuesit të Presidencës në Bosnje Hercegovinë, Bakir Izetbegoviq, që Bosnja dhe Hercegovina duhet ta shqyrtojë faktin për ta njohur Republikën e Kosovës, ka nxitur reagime të shumta nga personalitete të ndryshme. Por më I ashpër është treguar presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik.

Ky i fundit ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i pamundur dhe se i njëjti po mbijeton për shkak të ndërhyrjes së madhe të bashkësisë ndërkombëtare. Ai theksoi se ndërhyrja ishte humbur në pushtet dhe nuk ishte e njejtë me pesë apo dhjetë vjet më parë.

Serbët pranuan Dejtonin dhe vendosën zgjidhje, por kurrë nuk donin të ishin në atë shtet, deklaroi Dodek. Dy ditë më parë, Izetbegoviqi u deklarua për mediat duke thënë se BeH do të njohë njëanshëm pavarësinë e shpallur të Kosovës, një punë që duhej ta kishte bërë me herët.

Sipas tij, ky qëndrim do të zemërojë homologët e tij, dhe përpjekjet eBbosnjës që kjo të ndodhë, kanë prodhuar probleme brenda BeH. I pyetur nëse Bosnje Hercegovina do të njohë pavarësinë e Kosovës, Izetbegoviq është shprehur shkurt: Po.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë