Deklarata e PD për Rexhep Rrajën, reagon sërish Balla: "Babale 2" s'donte drejtësi, Basha në datën 11 tetor...

Deklarata e PD për Rexhep Rrajën, reagon sërish Balla:

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar i PS

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar sërish pas deklaratës së PD lidhur me arrestimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja për dhunë ndaj ish të dashurës Xhisiela Maloku. Balla thotë se me reagimin e sotëm, PD doli zbuluar se s'ka pasur për qëllim të bëjë drejtësi, por vetëm luftë politike kundër tij personalisht dhe PS-së.

E përshëndes deklaratën e partisë babalokraktike (PD), sepse nxjerr plotësisht zbuluar qëllimin e tyre që nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta e pistë politike me mua dhe Partinë Socialiste! E di që prej vitesh tashmë jam halë në sy për Saliun, Lulin dhe ca sherbëtorëve ordinerë të tyre, se të them të drejtën ka edhe deputetë të PD që janë njerëz normalë.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS

Akuzat në adresë të tij se ka qenë i pranishëm në momentin kur ish-oficeri Emiljano Nuhu është kërcërnuar me jetë nga të afërm të djalit të deputetit, Balla i cilëson inskenim dhe i kujton Bashës përballjen në gjykatë në 10 tetor, si i akuzuar për shpifje.

Nuk më çudit asgjë që ata thonë, bëjnë, nxisin, thurin apo inskenojnë për të më baltosur e cënuar mua. Siç në fakt ishte shpifja e radhës në qershor me paratë e kapura nga Policia e Shtetit, kur në fund i humbur doli Lulzimi e të cilit do t’i duhet të paraqitet më datë 10 Tetor në Gjykatë si i akuzuar. Por kjo deklaratë sot më ka çuditur pak se është e gjitha në mbështetje të qasjes sonë dhe deklarata konfirmon se Luli dhe PD vajzën e dhunuar e duan thjeshtë mish për top në luftën politike! Mezi po pres që Prokuroria të fillojë hetimin mbi kallzimin e depozituar prej meje javën e shkuar dhe të thërrasë edhe të kallzuarin kryesor, Lulzimin! Jam i sigurtë që rezultatet do të jenë të shpejta dhe se regjizori Lulzim bashkë me aktorin e radhës së Babale 2 do të japin llogari para drejtësisë. Sa për Saliun atë e ka kallzuar koha dhe s'ia vlen të merremi me të në këtë rast.

Taulant Balla, kryetar i grupit të PS


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Rexhep Rrajës, PD: Hile për të mashtruar publikun! Balla: "Babale 2" nuk donte drejtësi!


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj