Deklarata e propozuar nga PE

Deklarata e propozuar nga PE
Komitetit Parlamentar i Stabilizim-Asociimit në pajtim me Rregullin 3 rregullave të saj të Procedurës dhe Artikullit 122 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të Shqipëri- BE-së dha rekomandimet e mëposhtme:
 
1. Përshëndeti fillimin e suksesshëm, në vitin e kaluar, të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi reformat kyçe, të nevojshme për integrimin evropian.
 
2. Duke shprehur mbështetjen e plotë për anëtarësimin e ardhshëm të Shqipërisë, Bashkimi Evropian shpreh keqardhjen e tij për vendimin e Këshillit për të shtyrë statusin e vendit Kandidat dhe i bëri thirrje Këshillit që të ndjekë rekomandimet e Komisionit Evropian pa vonesa të mëtejshme
 
3. Theksoi nevojën për të mbajtur një dialog të mirëfilltë politik në vend dhe bëri thirrje për pozitën dhe opozitën që të mbështesin reformat kyçe të nevojshme për integrimin e vendit; inkurajoi autoritet përgjegjëse për zbatim efektiv, në një mënyrë sa më përfshirëse dhe konstruktive që të mund të prezantojnë përpara Këshillit në takimin e qershorit një punë të qartë; u kërkoi të gjitha forcave politike që t’i përmbahen retorikave fyese dhe të shmangim bojkotimet apo bllokimet e punimeve të organeve të Parlamentit.
 
4. Përshëndeti angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për reformat gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat do të jenë dhe pikat kryesore të fokusit të Raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian dh u kërkoi autoriteteve që të konsolidojnë progresin e arritur deri më tani; miratoi bashkëpunimin e gjerë mes Komisionit të Venecias dhe Komisonit Evropian në këtë drejtim
 
5. Përshëndeti marrëveshjen e të gjitha partive kryesore politike mbi domosdoshmërinë e reformës administrativo-territoriale, bëri thirrje për implementimin e saj të shpejtë, si dhe inkurajoi të gjitha partitë që të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, që reformat të zbatohet me sukses; paraqiti shpresën se të gjitha partitë do të luajnë një rol aktiv dhe konstruktiv në punën e Komisionit Parlamentar për reformën e Territoriale dhe Administrative “ad hoc”.
 
6. Kujtoi se Reforma e Administratës Publike është një ndër prioritetet kyç për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe shprehu keqardhje për vonesën e publikimit në fletoren zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për aktin normativ përsa i përket Ligjit të Nëpunësit Civil; i bën thirrje qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojë hyrjen në fuqi të plotë e zbatimin e Ligjit të Shërbimit Civil, miratuar me konsensus një vit më parë.

6. Kujtoi se Reforma e Administratës Publike është një ndër prioritetet kyç për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe shprehu keqardhje për vonesën e publikimit në fletoren zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për aktin normativ përsa i përket Ligjit të Nëpunësit Civil; i bën thirrje qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojë hyrjen në fuqi të plotë e zbatimin e Ligjit të Shërbimit Civil, miratuar me konsensus një vit më parë.
 
7. Theksoi se një administratë e pavarur, transparente dhe efiçente është një nga themelet e mirëfunksionimit të një burokracie demokratike dhe një aspekt themelor për një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së; mirëpriti mbylljen e bashkëpunimit të qeverisë Shqiptare me Komisionin Evropian në përgatitjen e kësaj reforme
 
8. Përgëzoi vendin për progresin e mëtejshëm dhe për rezultatet konkrete të arritura në luftën kundër krimit të organizuar; pavarësisht, shprehu shqetësimin se Shqipëria mbeti një vend origjine për trafikimin e qenieve njerëzore, duke përfshirë edhe të miturit- në këtë fushë është e rëndësishme që të krijohet një proces i saktë regjistrimi i hetimeve, prokurimeve dhe dënimeve; nënvizoi bashkëpunimin e gjerë ndër-kufitar të bandave kriminale dhe në këtë drejtim përshëndeti bashkëpunimin e intensifikuar të Shqipërisë me Frontex, Europol dhe me vendet fqinje.
 
9. Shpreh keqardhje se mazhoranca dhe opozita nuk arritën konsensusin për përbërjen e Këshillit Drejtues të Transmetuesit Publik dhe të Autoritetit të Medias Audiovizuale (AMA), përshëndeti vendimin për asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë(Këshilli i Evropës , Komisioni Evropian dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri) në hartimin e ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve për sektorin audiovizual, për më tepër mirëpriti ngritjen e mëtejshme të Shqipërisë në lirinë e medias nga vendi i 102-të në vendin e 85-të, nga indeksi i Gazetarëve Pa Kufij.
 
10. Vuri në dukje tendencat negative në ekonomi në vitin 2013, kur PPB (GDP) ra me 2.3 % gjatë tremujorit të tretë dhe rritjen e ndjeshme të borxhit publik dhe deficitit buxhetor; tregoi shpresë se viti 2014 do të jetë një pikë kthese për ekonominë e vendit dhe ftoi autoritetet kompetente që të mbajnë stabilitetin makroekonomik dhe atë social, ndërkohë që lufta kundër ekonomisë informale dhe forcimi i mbledhjes së taksave janë aspekte të rëndësishme në kohezionin social-ekonomik.
 
11. Përgëzoi Shqipërinë për luajtjen e një roli konstruktiv dhe stabilizues në rajon dhe për përpjekjet e saj për të siguruar të gjitha marrëdhëniet e saj të mira me fqinjët; mirëpriti dialogun e vazhdueshëm e konstruktiv me Greqinë për çështjet e pazgjidhura dypalëshe dhe me bisedimet me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për të shumë debatuarin projekt të hidrocentralit; inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë dhe të forcojë qëndrimin konstruktin ndaj fqinjëve të saj.

Redaksia Online
(a.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)