Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Muzafer Korkuti është kundër deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkim me Kosovën. Akademik Muzafer Kokrkuti thotë se ka kaluar koha e lëvizjes së kufijve, por duhet shkuar drejt Evropës së bashkuar. 

“Unë, do të citoj thënien e presidentit të Gjermanisë Vaiseker në fillim të viteve 90-ta. Dhe një koleg e pyeti, si mendoni ju për Kosovën, ai ishte dhëndër nga Kosova, ishte një mik i imi dhe ishte interesuare të dinte më shumë nga një personalitet siç ishte Vaiseker në atë kohë. Shiko i dashur, kufijtë, piramidat janë këtu, këto piramida do futën poshtë në tokë dhe shqiptarët e Kosovës, dhe shqiptarët e Shqipërisë do shkojnë e do vijnë në pikëpamje kulturore, ekonomike, po këto piramida do të jenë atje poshtë, do të thotë nuk flitet për lëvizje kufijsh. Kjo është zgjidhja dhe kjo është rruga e Evropës, pra rruga drejt Evropës së bashkuar, jo drejt lëvizjes së këtyre kufijve”, u shpreh ai.

Korkuti ka folur edhe për hartimin e abetares së përbashkët dhe ndryshimit të librave të historisë. Ai thotë se abetarja është dashur të ndryshohej kohë më parë, ndërsa i quan të vogla ndryshimet në librat e historisë, që sipas tij nuk do të ndryshojnë asgjë në historinë e popullit shqiptar.

“Që duhej të bëhej më herët, natyrisht që duhej, rëndësi ka që po bëhet dhe duhet ta realizojmë realisht këtë dhe hedhim themelet e një gjëje të përbashkët. Unë mendoj që po punohet edhe për tekstet, po kalohet, besoj jemi shumë afër në një tekst të përbashkët të historisë së popullit shqiptarë. Kjo është, do ta radhisja, pas abetares,do ta radhisja edhe historinë që në të gjitha shkollat e trojeve shqiptare të mësohet një histori e popullit shqiptarë. Dhe, çështjet e debatueshme, diskutueshme ato i takojnë specialistëve të botimeve tjera. Po, për shkollën, nxënësi shqiptarë kudo qoftë duhet të marr të plotë historinë në një botim të njësuar historinë e popullit të vet”, thekson ai.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)