Beogradi nuk mund të kapërdijë deklaratat e kryeministrit Edi Rama "për bashkimin kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me mjete të shekullit 21 dhe në funksion të BE-së”. Ministria e Jashtme e Serbisë i ka paraqitur një notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd.
Po ashtu Ministria e Jashtme serbe i ka dërguar letër Këshillit të Sigurimit në OKB, si dhe vendeve të BE, nëpërmjet ambasadave të tyre në Beograd. Kjo ministri thotë se pret udhëzime nga këto vende për mënyrëne të vepruarit.
"Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd i është dorëzuar një notë proteste ku theksohet se deklarata e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë është e papranueshëm për Serbinë. Deklarata vjen në vazhdim të deklaratave provokuese të përfaqësuesve më të larta politike të Shqipërisë, e cila shkakton probleme në marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Shqipërisë, dhe të dëmtojë marrëdhëniet e përgjithshme dhe stabilitet në rajon ", tha shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç.
Sipas tij kjo deklarata është e rrezikshme dhe tani nuk mund të ketë ndryshim të kufijëve në rajon. Deklaratë e Kryeministrit të Shqipërisë, theksoi Daçiç për mediat serbe është në kundërshtim të rrugës së nisur për marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian.
"Serbia pret që partnerët e saj në komunitetin ndërkombëtar tta dënojnë deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, që është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin në rajon", theksoi Daçiç.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bashkim kombëtar, BE-Ramës "Provokimet të papranueshme"