Deklarata e Kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtar në mënyrë klasike mes Shqipërisë dhe Kosovës vijon të sjellë reagime nga përfaqësues të rëndësishëm vendas e ndërkombëtarëve. Këtë herë kjo deklaratë është komentuar edhe Ambasadori i Norvegjisë në shqipëri Jan Braathu.

 “Jeni dy vëllezër, por jetojmë në shtëpi të ndara”, ky është komenti që ka bërë Ambasadori Norvegjez, i cili është shprehur se mbështet plotësisht mendimin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, i cili pati thënë më herët “Jemi dy vëllezër, por jetojmë në shtëpi të ndara”.

Ai ka argumentuar se nësë Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, Prishtina nuk do të jetë kryeqytet i Shqipërisë së Madhe. “Nuk besoj se Kosova do të jetë në qendër të aktiviteteve. 

Nuk besoj se Kosova do të jetë pjesë e politikave funksionale të Shqipërisë së Madhe.  E më pas do të linte problemi mes Jugut dhe Veriut të Shqipërisë”, u shpreh ambasadori norvegjez Braathu. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)