Deputeti demokrat Edi Paloka, i është përgjigjur në distancë deklaratës së Kryeministrit Edi Rama për azilkërkuesit shqiptarë në BE. Në intervistën e tij me portalin austriak profil.at, Rama është shprehur se nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatave atëherë qeveria shqiptare është gati të kthejë çdo azilant shqiptar në atdhe.
Paloka shkruan në Facebook se Rama nuk e ka “luftën” për negociatat por për ruajtjen e karriges së tij.
Reagimi i plotë:
“Jam gati te bej gjithshka per negociatat”-thote Rama per median austriake.
Ne fakt eshte gati te bej gjithshka pervec atyre qe i kerkojne te bej.
Per te eshte me e lehte te ngrej kampe e te mbushi vendin me terroriste apo me refugjate se sa te dorzoje Tahirin dhe Xhafajn.
Eshte gati te veteofrohet ( te ofroje Shqiperine ne fakt) per arme kimike dhe plehra toksike po nuk eshte gati te ndal krimin e organizuar dhe trafikun e droges.
Fal detin dhe naften e shqiptareve po nuk heq dot dore nga koncesionaret dhe oligarket e tij.
Merr persiper te denoj me kthim ne mjerimin e “rilindjes” te qindramije shqiptareve qe sot jane te detyruar te kerkojne shpresen neper Evrope, por nuk merr persiper te bej reforme zgjedhore e as drejtesi te pavarur qe t’ju jap shqiptareve te drejten te zgjedhin lirisht ata qe duan ti qeverisin .
Me pak fjale, veteofrohet dhe eshte gati ta shes e shkatrroje kete vend pa u menduar dy here vetem qe mos i preket karrigia dhe xhepi i tij.
Po sigurisht qe edhe per keto “fajin e ka opozita”...!"
-
Thume mire e ka Paloqja. Ethte thume i menthur.
Përgjigju -
palo ka
Përgjigju -
Si i pagdhendur qe eshte se kupton dot politiken e jashtme..po nje pyetje kam..ku e gjeti frymezimin qe ne mengjes qe te shpikte ter ato qe ka shkruajtur.
Përgjigju -
Normal paloka eshte gati te shpif per cdo gje vetem e vetem qe ti bjere pak ne sy kryetarit te tij.
Përgjigju -
Kta hane bere si qytetari i digital i sales nuk ju ecen dita po nuk mashtruan pak jan ber kush te mashtrij me shume te dali ne televizior
Përgjigju -
Ik or Paloqe baj gë se ti të njëjtën gjë do bëje ashtu si Edvinis Rámas
Përgjigju











Komente
Komento