Intervista/ Negociatat me BE, Rama: Nëse problemi janë shqiptarët ilegalë, i kthejmë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për portalin austriak Profil.at, ku ka folur për vendimin e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave në datën 28 qershor. I pyetur nga gazetari austriak, Otmar Lahodynsky, Rama ka thënë se Shqipëria ka bërë çdo gjë që BE ka kërkuar, që prej ndryshimeve kushtetuese në kompromis me opozitën e deri tek zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Rama është ndalur edhe tek çështja e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, si një problem i ngritur nga vendet skeptike dhe ka thënë se Shqipëria është gati t’i kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe nëse BE e vendos si kusht për hapjen e negociatave.

Intervista e plotë në shqip:

Gazetari: Në fund të qershorit, Këshilli Evropian në Bruksel do të vendosë për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për momentin kjo gjë nuk duket shumë mirë.

Rama: Nëse vonesa e hapjes së negociatave për Shqipërinë, do ta ndihmonte Bashkimin Europian të frenonte rritjen e populizmit në BE atëherë unë jam gati.

Por ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam kushtetutën në kompromis me opozitën, e cila nuk pajtohet me pothuajse asnjë çështje.

Tani po vendosim në punë një sistem të ri emërimi për gjykatësit dhe prokurorët. Natyrisht, Shqipëria ka nevojë ende për shumë kohë për t'u bërë anëtare e BE-së, por ne nuk jemi aktualisht të interesuar për anëtarësim. Nisja e negociatave për pranimin do na ndihmonte për zbatimin e reformave.

Gazetari: Disa shtete si Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Rama: Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t'i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen.

Nëse numri i refugjatëve rritet, ne presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal Kurz në Vjenë.

Gazetari: Sipas kancelarit austriak Sebastian Kurz ekziston një rrugë e re kalimi në Ballkan për refugjatët nga Shqipëria dhe Bosnja.

Rama: Ne kemi të regjistruar rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Ka rritje, por ende është një numër i vogël.

Ne nuk duam të ndërtojmë barriera kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëve, ne do presim ndihmë nga BE.

Gazetari: Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai ka mbrojtur të vëllain e tij, të dënuar për trafik droge.

Rama: Italia nuk ka kërkuar kurrë ekstradimin e tij. Çfarë duhet të bëjmë?

Gazetari: E ndaluat dot ju kultivimin në shkallë të gjerë të kanabisit në Shqipëri gjatë vitit 2016?

Rama: Ne e luftuam në mënyrë efektive. Por kush flet për problemet e drogës në Holandë apo në Francë? Gjithmonë të akuzuar jemi ne shqiptarët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arifi: 17/06/2018 03:44

    Ka bythe ky idjoti te ktheje emigrantet. pa letra nga BE

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/06/2018 14:47

    Kur të zësh emigrantët në gojë ta lash atë 7 herë se të qelbet..Emigrantët këtu e 28 vjet që i hodhët rrugëve të botës në pazaret e skllevërve, nuk pjer dhin për ty e asnjë tjetër si ty. Ata tashmë janë zotër të vetvetes.

    Përgjigju
  • sapa: 16/06/2018 07:46

    Fakt eshte ky njeri eshte sharlatan dhe po aq i paafte si Saliu.Zhgenjim i madh per popullin qe besonte ne propaganden e tij per gjoja berjen e shtetit.Ky eshte koncentruar vetem tek evropa jo ne problemet madhore qe ka shqiperia.Dhe ne cdo fjale ka shprehjen:keshtu e la Saliu.Nejse si mund te kerkosh shtet prej tij kur ne krye vuri ate qe duhej te ishte prapa hekurave?

    Përgjigju
  • Mandi: 16/06/2018 00:28

    O njeri i flliqun si qenkan problemi i hapje se negociatave ilegaliTeti.por ne qoft ses nuk hapen asht korrupsjoNi qe keni ju si qeveri dhe shtet shqiptar

    Përgjigju
  • Emigrant: 15/06/2018 22:33

    VAZHDOHET MASHTRIMI SY ME SY I ED RAMES ESHTE DICKA QE NUK NDODHE KURRE KTHIMI I EMIGRANTEVE PA DOKUMENTA NGA BE

    Përgjigju
  • Albani: 15/06/2018 22:13

    A e dine Rama se Erdogan m...shizofreni eshte i varur nga besnismenet shqipetare ne Turqi.Sot Erdogani i perndjeke shqipetaret dhe qindra jane te burgosur.Hakan Shukur nje futbollist shembullor vetem se i ka thene ne sy Erdoganit qe eshte shqipetare dhe jo turk perjashtonhet nga partija e Erdoganit. Tri shtyllat e shtetit ne Kosove i mbane falanga e Erdoganit.Rama a eshte ne mend a i kane dale mendet!Shqipetareve ju nderton xhamija e ne Serbi investon 3 miljard per ndertimin e fabrikave...

    Përgjigju
  • Qoqja: 15/06/2018 18:53

    O komentues EUROPA kjo nuk asht llogjik pse ngjan si ata te Babales dhe si ata e te rinjeve te P .D qe perfaqesoheshin nga Lacjanet kur sulmuan me veze nje njeri puntor te pakten deri tani .dheju komentoni sikur vini nga nje planet tjeter .Pershendetje te sinqerta .

    Përgjigju
    • Goni: 16/06/2018 00:09

      Qoqe,ke fol fiks fare. As presjen nuk ta heq.

  • nga europa.: 15/06/2018 18:16

    Islamisti dangereus aleati i erdoganit qe formoj al nusra ne territorin e turqis,dhe futi ta masajrrojn sirin,edi rama,eshte nje rrezik i madhe per shqiptaret,evropen dhe ameriken.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë