Komisioni i Reformës Zgjedhore, Rama: Nëse s'ka vullnet për konsensus bëjmë dhe pa bipartizanizëm! Bardhi: Mendësi antidemokratike

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Rama: Nëse s'ka vullnet për konsensus bëjmë dhe pa bipartizanizëm! Bardhi: Mendësi antidemokratike

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se për reformat për të cilat kërkohen 84 vota në Parlament, do të synohet arritja e konsensusit me opozitën, por nëse kjo e fundit nuk ka vullnet do të kërkohen mënyra të tjera, siç ndodh në Europë. Shembull solli dhe komisionin e Reformës Zgjedhore. 

“Po ka një afat komisioni, do mbarojë afati i komisionit dhe do bëjmë edhe pa komision. Se komisioni është një komision që vjen si rezultat i një tradite të krijuar bipartizane. Komisioni nuk është një normë ndërkombëtare, nuk është as dhe një normë europiane. Parlamente të tjera dhe po ju marr vetëm dy parlamente të Bashkimit Europian në anën tjetër të detit dhe në jug të vendit, nuk ngrenë komisione parlamentare dhe nuk i kanë dhënë vetes detyrimin që o të bjeri dakord gjithë parlamenti o nuk bëhet reformën zgjedhore. I bëjnë reformat zgjedhore me votat që kanë aty, kur i kanë, kur nuk i kanë nuk i bëjnë. Kjo është edhe këtu. Kanë ndryshuar kohët! Një komision bipartizan me një partizan dhe me shtatë ballistë nuk e bën dot, duhet të kesh dy partizan, si kemi më, kemi një partizan, një parti këtej kemi dhe 7 ballistë nga krahu tjetër tani, si ta bëjmë këtë gjë?”- tha Rama.

Në përgjigje të Ramës ka reaguar Gazment Bardhi i cili shprehet se kryeministri nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve. Sipas tij beteja e opozitës në Kuvend është e drejtë dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
'Nëse s'ka vullnet për Reformën Zgjedhore bëjmë dhe pa bipartizanizëm', Bardhi reagon për deklaratën e Ramës: Antidemokratike

1704903740_gazmentbardhi.jpg

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili nga Lezha, u shpreh se nëse opozita nuk vjen në komisionin bipartizan për Reformën Zgjedhore, mazhoranca mund të vazhdojë punën e vetme. Deklarata u quajt skandaloze nga ana e Gazment Bardhit, i cili tha se reforma duhet konsensuale.

"Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i sherben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike. 

Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njeherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje", thuhet në reagimin e Bardhit.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim