Deklarata e Tahirit për Albina Dedën
Reagon Noka: S’mund të bësh moral

Deklarata e Tahirit për Albina Dedën<br />Reagon Noka: S’mund të bësh moral
Pas deklaratës së Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që e cilësoi skandaloze sjelljen e deputetes demokrate, Albina Deda, ndaj punonjësve të policisë ka reaguar Flamur Noka.
 
Deputeti i PD shprehet se Tahiri nuk mund të bëjë moral dhe se deputetja Albina Deda ka thënë të vërtetën për kanabisin, sepse Shqipërinë e kemi të gjelbëruar nga hashashi, dhe patronazhin e kanë shefat e policisë në çdo parcele. 
 
 
Deputetja e PD publikoi mbrëmë një video ku i drejtohej me shpërfillje policit të rrugores duke i thënë "shko mblidh hashashin".
 
Deklarata e plotë e Flamur Nokës
Një miku im më njoftoi, ndonëse vonë, se Saje Qorri, në përpjekje për të predikuar moral paska "ironizuar" deri në fyerje, medemek këshillën që kolegia Deda i kishte dhënë një polici. A mund të bësh moral duke fyer një zonjë pse ajo i flet policit për realitetin e hidhur të hashashizimit?

A mund të na thotë Saje Qorri se kolegja Deda ka genjyer? Absolutisht jo! Sepse Shqipërinë e kemi të gjelbëruar nga hashashi, dhe patronazhin e kanë shefat e policisë në çdo parcële. Po ashtu 30 % i është parapaguar Saje Qorrit për çdo rrënjë. A mund ta kundershtoje ai këtë?

Joo! Sepse e di çdo shqiptar që parcelat ruhen me polic besnik të drejtorëve të Saje Qorrit. A është Saje Qorri njeriu i duhur për të predikuar moral? A mund t’ju predikojë moral hajduti i kasetofonave pavarësisht se Rama e ka bërë minister?

A mund t’ju flas për moral shqiptarëve dikur përdoruesi, tani kultivuesi dhe trafikuesi i hashashit edhe pse Rama e ka bërë minister? Sa mund t’ju flas për moral shqiptarëve çdo kapo i krimit të organizuar aq duhet t’ju flas Saje Qorri.

Sa mund t’i japin shoqërisë sonë leksione morali kushërinjtë Habilaj, aq duhet të flas edhe Saje Qorri për moral. Sa mund të flasë Arben Frroku për moral, aq duhet t’ju flas Sajë Qorri. Sa mund t’ju bëjë moral Shullazi shqiptarëve, aq mundet edhe Saja. Dhe një gjë të fundit.

Kishte kohë që ishte zhdukur nga qarkullimi Saja e tani për të ofenduar një zonjë ngriti kokën të na bëjë moralistin. Populli thotë një fjalë të urte: Kur je i dhjerë mos nxirr kokën e mos u hiq krenar se qelb dynjanë! ​
 
 
d.b/shqiptarja.com
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur