Deklarata e Vuçiç: Nëse njoh pavarësinë e Kosovës, do të fitoja çmimin Nobel

Deklarata e Vuçiç: Nëse njoh pavarësinë e Kosovës, do të fitoja çmimin Nobel

Do të merrja çmimin Nobel nëse do të njihja pavarësinë e Kosovës, por nuk kam ndërmend të bëj një gjë të tillë, është shprehur kështu Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat vendase.

´´Unë po mendoj për atë që mund të ndodhë në 50 vjet. Ka shumë presion mbi ne, por Serbia nuk do të dorëzohet para kësaj. Pyes veten se çfarë do të thotë historia për ne. Kush ndërtoi rrugët, kush ndërtoi spitalet, kush rinovoi ushtrinë dhe kush bëri çfarë për Serbinë - tha Vuçiç.

Në fjalën e tij Vuçiç u shpreh se edhe për Millosheviç, duke theksuar se ai mund të kishte bërë shumë gabime, por ai nuk ishte aspak budalla. Ai duhet të kishte drejtuar vendin në formën e duhur jo të kishte sulmuar siç bëri ai.  

Deklaratat e tij erdhën në një kohë kur pritet të mbahen takimet e para pas zgjedhjes së kabinetit të ri në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut mes palëve pavarësisht se kabineti i drejtuar nga Kurti nuk i jep prioritet atij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare