Deklarata fyese e ministrit serb në
Kosovë,protesta kundër Jabllanoviç

Deklarata fyese e ministrit serb në<br />Kosovë,protesta kundër Jabllanoviç
PRISHTINË - Një grup qytetarësh kanë paralajmëruar se pas orës 12:00, do të mblidhen para ndërtesës së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në Prishtinë, për të protestuar kundër deklaratave fyese të ministrit Aleksandër Jabllanoviç.
 
Në një njoftim për mediat nga “Shoqëria e Pavarur”, është lajmëruar se tubimi do të bëhet nga një grup i qytetarëve i përbërë dhe studentë, të cilët do të zhvillojnë një aktivitet simbolik për të shprehur indinjatën e thellë kundër deklaratave fyese të ministrit në qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jablanoviç.
 
Ministri i qeverisë së Kosovës ka fyer qytetarët e Gjakovës pas protestave të organizuara gjatë vizitës së një grupi serb me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Ministri Jabllanoviç i ka quajtur familjarët e personave të zhdukur kosovarë “egërsira”.

“Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt”,-është shprehur Jabllanoviç.
 
Deklarata e tij ka ngjallur indinjatë mes qytetarëve të Gjakovës dhe për faktin se nuk ka patur asnjë reagim apo falje publike për familjarët e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf