Deklarata "shock" e Izet Haxhisë:Ylli
Rakipi porositi bombën te Lush Përpali

Deklarata Rakipi porositi bombën te Lush Përpali">
Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, shkruan një status shokues në Facebook: Gazetari Ylli Rakipi, dikur njeri shumë i afërt i politikanit Sali Berisha e ka urdhëruar atë (Izet Xhaxhinë) për vendosejn e bombes te ish deputeti socialist Lush Perpali.

"Rasti i parë është vendosja e kioska e Lush Përpalit (deputet i PS në atë kohë) dhe bomba e dytë, Rakipi kishte dijeni per vendosjen e bombes te Fondacioni Soros..."

A janë të vërteta deklaratat e Izet Haxhisë?

Ish truproja, ndodhet aktualisht në azil në Turqi, pasi është dënuar në Tiranë me 25 vjet burg për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit.

Ja statusi i plote ne Facebook
"Degjova nje interviste te Ylli Rakipit ,ku ai tha qe une i kisha permendur emrin atij dhe shprehte habine se kisha pyetur ate, pa thene per cilin rast kisha thene.,dhe duke bere te habiturin se nuk kishte lidhje me asgje ,dhe duke bere aludimin se meqe une po permendja kot emrin ,e tij edhe ato gjerat e tjera qe kam thene jane te pabesushme...Si duket ylli ngaqe ka ndryshuar shume patrone politikane qe u sherbente sipas ndrrimit te pushtetit apo edhe konsumimi i tepert qe i ben alkolit ka bere te veten ne kujtesen e tij.Po ti kujtoj keto raste o Ylli..Rasti i pare eshte vendosja e bombes tek kioska e Lush perpalit..ka qene dita kur ti ylli do ikje ne turqi per te marre ndihma per gazeten tende te partise tek miqte e berishes ..para se te niseshe kemi folur per vendosjen e kesaj bombe ,kuptohet me porosi te 'marshallit' dhe te kam thene qe sa de zbresesh ne turqi kjo pune eshte e mbaruar..dhe e verteta eshte se pa zbritur ti akoma ne aeroportin e stambollit bomba eshte vendosur dhe i pari qe ke marre lajmin ne tel. ke qene Ti apo ke harruar?mos me thuaj qe kur zbrite ne stamboll nuk te priten aty Miri i gjikes me Ylli kelmendin me porosine time kuptohet ..apo edhe kete e ke harruar ?po ate dite une kam bere nje takım me kokat e krimit per ti terhequr ata ne krahun e partise time dhe tendes njehkohesisht pd.ne fushaten qe po afronte..ka qene porosia e marshallit edhe per kete takım e percjellur me insistim nga juve. .edhe kete duhet ta kesh harruar. .. ska gje ylli,po te kujtoj nje rast tjeter..

A te kujtohet nje rast tjeter ,kemi qene ne mitingun e pd ne elbasan..ishte vendosur bomba tek fondacioni Soros te cilin ti nuk e doje fare sepse nuk te ushqente me ndihmat bujare qe u jepte armiqve te tu ne ate kohe...me the qe çunat e saliut e kishe fjalen per salı shehun dhe jo per marshall saliun, ja vune bomben Sorosit se ashtu te kishte thene sali komisari ty se ne ate kohe puna vlersohej me sa me shume akte terroriste qe beje kunder 'armikut'te kuq. .qesha dhe thashe qe saliu e ben kete se e don partine tone. ..apo ke harruar edhe kur me the qe duhet ti mbushim mendjen marshallit ta marre azemin ne fushaten elektorale te cilin e kishe shok te pijes ne Rogner ,sepse duhet perdorur ne kete fushate kunder armiqve ..

Nuk me habit kjo'harrese'' e jotja o Ylli i dikurshem i Mehmet elezit apo edhe kete e ke harruar qe eminenca gri e berishes te sugjeroj ty dhe vellain tek marshalli dhe filloi karriera e jote e ndritshme ne media. .duhet te kesh harruar edhe miqsine tende me Gazideden kur vije se bashku me te tek Vila Kater per te takuar marshalli ne oret e vona te nates. .ke harruar qe e ktheve gazeten tende te financuar me paret e kontrabandes se naftes me serbine apo paret e shqiptareve te shkrete te futura ne firmat piramidale pronarin e njeres prej te cilave ti e kishe mik e kam fjalen per kapterrin Vehbi alimuça. Degjo ore ylli,ti Nuk ke as moralin ,as integritetin as pastertine te vlersosh ato qe kam rrefyer une tı je nje pjese e asaj medias qe ka mashtruar e po mashtron per 25 vite kete popull te mjere duke i majmur me parate e gjakut te ketij populli qe politikanet e radhes ua japin me bujari.qe ti dhe soji jot i peshtire te beni bythelepirjen e radhes.. .", shkruan sot Izet Haxhia.

izet haxhia

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit