Deklarata surprizë e Angelina
Jolie: S'kam dashur kurrë fëmijë

Deklarata surprizë e Angelina<br />Jolie: S'kam dashur kurrë fëmijë
Angelina Jolie, nënë në një nga familjet më të përfolura hollivudiane, dikur nuk ka patur asnjë interes për të patur fëmijë. “Eshtë çuditshme, kurrë nuk kam dashur fëmijë”, është shprehur aktorja për reporterët në Cambodia.

“Nuk doja të ngelesha shtatzënë. Nuk jam kujdesur kurrë për fëmijë. Nuk e kam menduar kurrë veten si nënë”. Ishte vizita që zhvilloi në Cambodia ku do të xhironte për filmin Lara Croft: Tomb Raider në vitin 2000, ajo që ndryshoi këndvështrimin e saj ndaj mëmësisë de fëmijëve.

“Kuptova se ka kaq shumë histori që nuk na e mësojnë në shkollë dhe kaq shumë për jetën që duhet t’i kuptoja. Kjo më preku shumë”, u shpreh producentja dhe regjisorja dhe pas xhirimeve riorganizoi një një udhëtim në Cambodia me Kombet e Bashkuara.

Ajo po luante me fëmijët në shkollë, kur e goditi një mendim: “Ishte e qartë që djali i saj ishte diku aty”. Ajo adoptoi një djalë, Maddox, në vitin 2002, dhe ky hap shënoi vetëm fillimin e një familjeje të madhe siç është ajo që ka krijuar sot me Brad Pitt dhe 6 fëmijët e saj.
angelina jolie
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'