Deklaratat e Bashës zbulojnë falsitetin e (mos)hetimit të tij

Deklaratat e Bashës zbulojnë falsitetin e (mos)hetimit të tij

Lulzim Basha

Megjithëse socialistët u shpejtuan t’i dërgojnë me anë të Taulant Ballës një mesazh paqeje Lulzim Bashës (nuk do të të hetojmë për UÇK!), kryetari i opozitës vazhdon të mos ndjehet i qetë për pickimet që i vijnë nga maxhoranca. Daljet e tij të fundit në media e kanë vënë përballë disa akuzash që lidhen me disa shtëpi luksi që thuhet se i përkasin atij, sa në periferi të Tiranës aq edhe në plazhet e Adriatikut.

Vetë Basha s’ka gjetur një mënyrë më të mirë justifikimi, sesa të shprehet se nuk i ka në pronësi, por se paguan qera për shtëpitë ku jeton aktualisht. Një justifikim i mangët i një personi në hall, që nuk gjen dot diçiturë më të mirë për faktin se ndërsa mijëra vetë mbeteshin pa strehë, ai vetë “ngjitej me një shkallë” sa i përkiste strehimit të tij.

Lulzim Basha thotë sot, pas tetë vitesh në opozitë, se ka punuar ditë e natë për Rrugën e Kombit. Sipas tij, ka fjetur vetëm gjashtë orë në natë, për shkak të atij angazhimi. Përzgjedh aspektin pozitiv të rolit të vet në atë projekt madhor, por bën sikur harron se mbi të personalisht ka rënduar dosja më e rëndë e korrupsionit që një prokurori shqiptare ka përpiluar ndaj një zyrtari të lartë shqiptar, që nga viti 1990! Basha bën sikur harron se i ka ikur atij gjykimi duke djegur afatet, ndërkohë që prokurorët kishin formuluar akuzat konkrete në adresë të tij, për mbi 200 milion euro abuzim.

Edhe në rolin e ministrit të brendshëm, Basha përmend liberalizimin e vizave dhe luftën kundër krimit, por jo 21 janarin, ditën kur Shqipëria ra në gropën e krimit shtetëror. Pa folur për vetëmburrjen si ministër i jashtëm, gjatë të cilës u konsumua tentativa për prekjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të vendit, siç e ka përkufizuar Gjykata Kushtetuese marrëveshjen detare më Greqinë.

Pas tetë vitesh Lulzim Basha beson se është larë nga të gjitha sa shkruhen më sipër. Ka idenë e vjetër të të gjithë politikanëve shqiptarë, që dënimin politik me votë, e marrin të mirëqenë edhe si dënim penal, etik dhe moral për veten dhe njerëzit që i rrethojnë. Është teza e vjetër që askush dhe asgjë nuk dënohet, vetëm riciklohet. Është thelbi i paradoksit në të cilin jetojmë, ku askush nuk shkon në burg për ato që ka bërë, por vetëm tërhiqet ca kohë në prapaskenë.

Ashtu si, fjala vjen, LSI me talentin e saj prej kamaleoni politik, që nuk mban sot asnjë përgjegjësi për PPP-të, tenderimet e ligjet e mandatit të parë të Ramës, kur ishte edhe vetë në qeveri, e kur votonte pa hapur gojën. Basha, Meta, Kryemadhi (e Berisha po se pPDo!), sot e konsiderojnë veten të larë nga çdo mëkat, pasi sipas tyre, tetë vite pa ndëshkim, janë baras me një pastrim si tek prifti, kur rrëfehesh.

Dhe tetë vitet pa ndëshkim kanë lidhje më së shumti me insistimin e shumicës socialiste për të mos gërmuar as edhe një milimetër në trashëgiminë e errët të paraardhësve, megjithëse PS e premtoi këtë me shumë bujë teksa merrte pushtetin në 2013. Me kalimin e viteve, vetë marrëdhënia mes Ramës dhe Bashës ka shkuar, me vullnetin dhe regjinë e lexueshme të Edi Ramës, drejt një bashkëjetese relativisht paqësore, që ka pasur si kulm vitin 2017, me kompromisin e njohur që ndau në dysh qeverinë e kohës mes PS e PD.

Edhe më vonë, Rama e ka parë kreun e PD si një aset potencial komunikimi e bashkëpunimi, si një komponent deri diku racional dhe të logjikshëm brenda treshes Berisha-Meta-Basha. “Me Lulin merrem vesh, është djalë i mirë”, këtë frazë e kemi dëgjuar sa e sa herë në formë batute apo edhe deklarate gjysmë serioze nga goja e kryeministrit. Pa folur për njerëzit e Bashës që po rekrutohen në qeverinë Rama apo për fjalët rreth një bashkëqeverisjeje pas 25 prillit 2021.

E megjithatë ky idil i nënkuptuar ndërtohet mbi premisën e vjetër, të mosdënimit të fajeve që rëndojnë mbi politikanët. Shqiptarët s’mund të bëjnë përjetësisht sikur nuk dëgjojnë, sikur nuk shikojnë dhe sikur nuk kuptojnë. Një lider opozite që del e flet nga mëngjesi në darkë për korrupsionin, krimin shtetëror, pastërtinë e munguar të kundërshtarit, batakun e tenderave e prokurimeve të qeverisë Rama, pa u merakosur aspak për rekordet që ka lënë pas – është premisa më e keqe për qeverisjen e nesërme, kur ai do të jetë në vendin ku është sot Edi Rama.

Lulzim Basha s’e ka luksin që të bëjë sikur nuk mban mend asgjë nga ato që ka bërë mirë ose keq në karrierën e tij, vetëm për faktin se kundërshtarët e tij nuk kanë dëshirën që t’ja kujtojnë, ose bëjnë sikur ja kujtojnë “me pikatore”. Nuk do të kemi një qeverisje të pastër nëse do të kemi marrëdhënie kaq të deformuara politike mes palëve. Kasetat e UÇK apo raporti i Dik Martit janë një shaka pa kripë në debatin etik mes Bashës dhe qeverisë. Ky sherr me fishekë manovre është një shou i shëmtuar që s’ja vlen as të përfillet, as të merret seriozisht. /TemA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 28/11/2020 21:04

    Sakte Minxhoz por kjo eshte "elita" jone politike ,e cila e ka mbush misionin e saj te keq politik

    Përgjigju
  • O tej: 28/11/2020 20:24

    Basha nke ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja