Shërbëtor i së keqes e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, kreun e Rithemelimit, Sali Berishën pas deklaratave të këtij të fundit për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të pasqyruara edhe në britaniken ‘Daily Mail’

‘Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!’- shkroi Rama.

“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë” është pasazhi që ka marrë gazeta Britanike nga deklaratat e ish kryeministrit Berisha.

‘Shqipëria, një vend me vetëm 2.8 milionë banorë, përbën përqindjen më të madhe të të burgosurve të huaj në burgjet britanike dhe shqiptarët kanë dhjetë herë më shumë gjasa të burgosen se mesatarja e personit në MB.

Midis zbulimeve është një dosje e titulluar 'Të dyshuarit' që përmban më shumë se 100,000 persona, e kompletuar me fotografi, që grupi i hakerëve pretendon se është marrë nga baza e të dhënave të policisë shqiptare – megjithëse autoritetet e mohojnë këtë.

Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, tha se ky zbulim ka vënë në dijeni bosët e krimit se janë nën vëzhgim dhe tashmë do të largohen nga vendi.

“Ky është një moment kur Shqipëria është kthyer në vendin më të rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë”, tha ai.’- thuhet në artikullin e Daily Mail.

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e cilësoi si ‘pushtim’ nga shqiptarët që përshkrojnë me varka kanalin e Lamanshit. Ajo shtoi se për këtë probklematikë shumë të madhe duhet të gjendej një zgjidhje. Pikërisht për këto akuza, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje duke dhënë shifra e duke thënë se shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Ai kritikoi qëndrimin e Britanisë, sipas së cilit po përdor një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.

Postimi i Ramës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:42
Debati për emigrimin e shqiptarëve, Balla: Berisha e nxin dhe fyen Shqipërinë njëlloj si Lavrovi i Putinit

1667501640_werwrwerwer.JPG

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të pasqyruara edhe në median britaniken ‘Daily Mail’.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se Sali Berisha ka qenë dhe mbetet e keqja më e madhe e Shqipërisë. Sipas Ballës, Berisha e nxin  dhe fyen Shqipërinë njëlloj si Lavrovi i Putinit apo Khomeini i Iranit

“Kur ne themi Sali Berisha ka qenë dhe mbetet e keqja më e madhe e Shqipërisë, shumica bien dakord me ne, por është një pakicë që del ta mbrojë. Sot pyetja që kam për këtë pakicën: Si ka mundësi që i shkoni pas një non-grate si Sali Berisha që Shqipërinë e nxin dhe fyen njëlloj si Lavrovi i Putinit, apo Khomeini i Iranit. Edhe Lavrovi dhe Khomeini e kanë shigjetuar “Shqipërinë si një vend të rrezikshëm”, për arsyet e tyre që të gjithë i dimë.

Sot Sali Berisha, njëlloj nongrata si ata dy më sipër, e ka sulmuar Shqipërinë me fjalët e tyre. Vetëm shërbëtorët e së keqes, që figurojnë në bordorotë e Kremlinit, pjellë e mbrapshtë anti-shqiptare mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë. Turp”, shkruan Balla.