Në një intervistë për të përditshmen “Panorama”, Dushi shprehet se nuk e kupton arsyen se përse Leka është shprehur në këtë mënyrë për këto dy këngëtare.
“Mua më vjen shumë keq. Për Gjergj Lekën kam respekt. Është muzikant i formuar, i kompletuar, me një vesh absolut. Me sa e njoh unë, është djalë shumë i mirë dhe me zemër shumë të madhe. Por çuditem si e bëri atë debat me këngëtaret e brezit tim.
Nuk e di, ndoshta Gjergji ka qenë i pirë, aludoj unë. Se njerëz jemi, sidomos ne artistët edhe e pimë ndonjë gotë më shumë, kudo në botë kështu janë artistët. Megjithatë, nëse ato fjalë i ka thënë esëll, për mendimin tim ka bërë gabim që është marrë me këngëtaret e brezit të asaj kohe,”-thekson Dushi.
Gjithashtu këngëtari shpreh vlerësimin e tij për dy koleget e përmendura duke thënë se ato janë këngëtare mjaft të mira dhe nuk kanë nevojë për miqësi apo gjëra të këtij tipi.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)