Deklaratat e Hoxhajt, reagon Veseli:
Rama të flasë për Kosovën kudo

Deklaratat e Hoxhajt, reagon Veseli:<br />Rama të flasë për Kosovën kudo
Kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka folur sot për çështjen e minierës së Trepçës ku ka thënë se ajo nuk do të jetë asnjëherë pjesë e pazareve me Beogradin në tryezën e bisedimeve mes Serbisë e Kosovës.
 
Gjatë një interviste për radion Europa e Lirë, numri një i Kuvendit të Kosovës është shprehur se përmes ligjit të ri të miratuar tashmë në parlament, i hapet rruga perspektivës ekonomike përmes kësaj miniere.
 
Sa i përket reagimit të Serbisë për këtë çështje, ato janë të pakuptueshme dhe të paargumentuara politikisht e ekonomikisht.
 
 “Çdo tentativë për politizimin e Trepçës ka vetëm një qëllim, që ta mbajë atë të frenuar në procesin zhvillues. T’i mbajë qytetarët e Kosovës anë e kënd pa dallim etnie më të varfër, ta mbajë Kosovën me eksporte. Përndryshe, çështja e Trepçës nuk duhet të politizohet. Është çështje që tërësisht ka të bëjë me ekonominë e vendit e cila duhet të ecë përpara. Kosova e ka të determinuar fare qartë përmes Kushtetutës së vet çështjen e burimeve të veta minerale. Ato i takojnë vetëm Kosovës. Por, ne aktualisht jemi duke folur për një ish-gjigant ekonomik i cili ka nevojë për një perspektivë ekonomike në bazë të rregullave të ekonomisë së tregut. Ligji për Trepçën vetëm e jep një mundësi për një vizion të ri të zhvillimit ekonomik. Ku do t’i jepet perspektivë transformimit teknologjik, eksploatimit të resurseve minerale, shtimit të vlerës së resurseve minerale në një proces afat shkurtë. Me Ligjin për Trepçën vetëm është hapur një dritë jeshile e transformimit, por faza vendimtare e zhvillimit të Trepçës do të jetë në muajt të cilët do t’i kemi shumë shpejt, për arsye se brenda gjashtë muajve duhet të kemi një strategji të transformimit të kësaj shoqërie aksionare, ku pjesëmarrës është komuniteti, pjesëmarrës janë minatorët dhe të njëjtën kohë janë edhe institucionet e Republikës së Kosovës të cilat, për rreth 17 vite kanë investuar në Trepçë. Ne presim një reflektim më të mirë nga Beogradi zyrtar, veçanërisht në procesin e dialogut që të respektohen marrëveshjet për të cilat jemi marrë vesh. Marrëveshja për lëvizjen e lirë, marrëveshja për targat e makinave, ajo për prefiksin telefonik e shumë të tjera, në mënyrë që të dy shtetet të mos e bllokojmë njëra tjetrën në procesin e integrimeve. Një Serbi dhe Kosovë si shtete të pavarura e sovrane me raporte të mira fqinjësore do t’i jep një imput më të fuqishëm të dyja vendeve, veçanërisht në fushën e investimeve të huaja, thithjen e investimeve të huaja. Përndryshe, momentet e krizave të cilat krijohen shpesh artificialisht nga Beogradi zyrtar, nuk e kanë efektin të cilin e mendojnë as për vet Republikën e Serbisë. Trepça është pronë e qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie. Trepça ka perspektivë ekonomike. Do të ketë një fuqizim relativisht të theksuar në muajt e ardhshëm, transformimin e vet në konkurrencën e fushës së mineraleve, përpunimin e tyre, shtimin e vlerës së tyre. Por, Trepça nuk do të jetë asnjëherë në tavolinën e pazareve politike, diplomatike apo ndër etnike, për arsye se vetëm krijohet komplikim” ka thënë ai.

Ndërkohë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka komentuar në rrjetin social Facebook edhe debatet e fundit për përfaqësimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe polemikat e shumta të shkaktuara pas vizitës së kryeministrit, Edi Rama, në Serbi.

Ai ka bërë thirrje për unitet mes shqiptarëve e jo për debate pa temë, siç ka vlerësuar ai.

Raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raporte vëllazërore. Janë shembull se si duhet të ndërtohen raportet mes shteteve dhe popujve në të gjithë rajonin tonë. Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve në mes Shqipërisë dhe Serbisë është një vlerë më shumë në rrugën rajonale të integrimeve euro-atlantike. Kosova nuk humbet asgjë nga ky zhvillim. Përkundrazi, përfiton edhe më shumë, ngase po ndërtohet një klimë e përgjithshme e komunikimit dhe dialogut rajonal. Është në interesin e Kosovës që Shqipëria të flasë dhe të përçojë zërin e Kosovës kudo ku ne ende nuk arrijmë të kemi përfaqësim institucional. Sot, si kurrë më parë, me Shqipërinë duhet të kemi debat për marrëdhëniet ekonomike, e jo debat simbolesh. Është koha për ekonomi, jo për histori e romantizëm”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në “Facebook”.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri