Deklaratat e Kim, analistët: PD do e braktisë Berishën, futet në parlament nëse s’do ketë fakte deri në shtator! Basha i ka premtuar SHBA-së distancim

Përballë presionit të Shteteve të Bashkuara, Partia Demokratike do të detyrohet të distancohet nga ish-lideri i saj Sali Berisha. Është kjo prognoza e analistëve Ben Andoni dhe Plator Nesturi, të cilët për Report Tv, komentojnë deklaratat e ambasadores Juri Kim dhe kundërpërgjigjen e ish-kreut demokrat.

Për Nesturin, kryedemokrati Basha i ka premtuar ndihmës sekretarin Amerikan të shtetit Philip Reeker, distanciom nga Berisha, ndërsa Andoni I sheh deklaratat e Kim, si mesazh për mbarë politikën shqiptare.

"Kim i kujtoi Bashës nië bised më z.Reeker, me të cilin Basha duket se i ka bërë nje premtim që do të distancohet nga Berisha dhe kjo ishte  një kujtesë nga ana e Ambasadores Kim, që koha po mbaron.Shba ka vëmendje më të madhe ndaj Shqipërisë si pjesë e rëndësishem e politikave të tyre në të ardhmen", shtoi Nesturi.

"Kim Po i tregon PD-së që të distancohet  nga Berisha, ende pa u future në parlament. është dhëne mesazhi per gjithë klasën politikë Shqiptarë", tha Andoni.

Që nga 19 Maj i këtij viti, ku ish kryeminstrit Berisha u shpall “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Partia Demokratike nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar. Analistët Nesturi e Andoni, këtë heshtje e shohin shqetësuese.

"Më shqetëson mos deklaratat e PD.Duket sikur Berisha po flet në emër të Bashës, dhe kjo mund të ketë rrjedhoja ne PD. Opozita rrezikon të dobesohet edhe më tepër", nënvizoi Nesturi.

"Mesazhet janë dhenë,. Fillimisht nga mëtonjësit për kryetar të bashkisë.Edhe strukturat e tjera kanë nje terheqje të lehte, pra në momentin qe do të vijne indikacionet e para, Basha është i pari që do e braktisi Berishën", shtoi Andoni.

Pavarsisht ngjarjve të fundit kundër figurës së tij, Sali Berisha e rikonfirmoi për të disatën herë prezencën e tij në parlament. Në opinionin e analistëve kjo shihet e mundur vetëm në rast se deri në shtator kur pritet të formohet parlamenti i ri, nuk do të ketë fakte kundër Berishës.

"Berisha do jetë prezent në parlament nëse këto ditë nuk vijnë prova dhe presione të shumta nga Shba per institucionet e drejtesisë duke publikuar fakte e  prova, ai do të jetë në parlament, por kjo shkakton djerrje të partisë demokratike",  tha Andoni.

"Pjesmarrja e Berishës në parlament do e demtonte më shume PD, dhe prodhon zhvillime jo pozitive, mund të kete nje ndarje brenda grupit parlamentar, pasi deputet brenda pd nuk i lidh shumë me Berishën", tha Nesturi.

Shpalljen non grata të Berishës disa muaj më parë nga Departamenti amerikan i Shtetit, e pasoi një deklaratë e fortë e ambasadores Yuri Kim më 30 korrik të këtij viti, e cila i kërkoi publikisht Lulzim Bashës që ish-kryeministrit të mos jetë pjesë e parlamentit në Shtator.  Pak ditë më vonë, ishte Berisha ai që thirri në një konferencë gazetarët, duke parlajmëruar se nuk e ndal asnjë forcë në misionin e tij dhe duke konfirmuar edhe njehërë se di të jetë deputet i Partisë Demokratike në legjislaturën e re të kuvendit.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb