Ky takim vjen menjëherë pas kthimit të Ramës nga SHBA, si dhe pas kritikave të ashpra të ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu. Ky i fundit kritikoi hapur sistemin e drejtësisë në vend, duke e quajtur atë të dështuar, teksa foli për katër klane kriminale me 20 familje mafioze, që kontrollonin gjithë Shqipërinë dhe botën e krimit.
Ndërkohë, ky takim vjen një ditë para seancës plenare, ku priten debate të forta në lidhje me deklaratat e ambasadorit Lu dhe kriminalitetin në vend. Ndonëse deri më tani nuk ka asnjë reagim apo qëndrim të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për kriminelët që kontrollojnë gjithë vendin, siç tha Lu pak ditë më parë, ky duket të jetë një takim për t'u parapërgatitur për debatin dhe pyetjet që mund të bëhen nga deputetët e opozitës në seancën plenare.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com