Deklaratat e Palokës për protestën
Luan Rama:Ligji përballë keqbërësit

Deklaratat e Palokës për protestën<br />Luan Rama:Ligji përballë keqbërësit
Deputeti i Lëzijes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka paralajmëruar PD, si organizatore të protestës, së nesërme se nëse ka dhunë shteti do të reagojë në mënyrë të vendosur.

Pas konferencës në mediat për çështjen Doshi, Rama u pyet për deklarata e Edi Palokës i cili ka thënë se PD nuk mban përgjegjësi për ecurinë e protestës së ditës së nesërme. Paloka: PD s'mban përgjegjësi për atë që do bëjë populli më 12 Mars
 
“Të gjithë qytetarët e këtij vendi, përfshirë zotin Paloka, dhe deputetë të tjerë PD e kanë parasysh faktin se Shqipëria është vend demokratik dhe anëtar i NATO-­s, me rekorde pozitive në kuadrin e integrimit e në këtë kontekst, çdo aludim për të stimuluar dhunë apo krijuar terrenin për dhunë, do të ketë përballë reagimin e vendosur të organeve të shtetit dhe të vetë qytetarëve. Nuk besoj që doktori do mund t'iu kundërvihet vullnetit të qytetarëve për të krijuar dhunë. Në të kundërt, reagimi i ligjit do të jetë si çdo herë kur përballë ka keqbërësit”, ishte përgjigjia e Luan Ramës.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv