Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka përshëndetur reagimin e bërë nga Maja Koçijançic, zëdhënësja Frederica Mogherini, për deklaratat homologut të tij shqiptar "për bashkimin kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me mjete të shekullit 21 dhe në funksion të BE-së".
“Mirëpresim reagimin e BE-së për deklaratat e kryeministrit shqiptar rreth bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, megjithatë reagimi ishte i ndrojtur”, deklaroi Vuçiç. Sipas tij Serbia do të vazhdojë politikën e saj paqësore, por nuk mund të heshtë pas deklaratave të tilla.
“Është koha që rivizatimi i kufijve në Ballkan të marrë fund. Kjo është arsyeja pse unë reagoj dhe them se nuk është koha për rivizatimin e kufijve, pasi diçka e tillë do rrezikojë paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe do të insistojmë , por duhet të bëjmë të qartë se çfarë lejohet të thuhet dhe çfarë jo,” deklaroi Vuçiç.
Thaçi: Deklarata e Ramës është interpretuar gabimisht
Nga ana tjetër ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, është interpretuar gabimisht dhe se në asnjë moment nuk është folur për bashkimin kombëtar ose për ndryshimin e kufijve.
“Në asnjë rast nuk flasim për ndryshimin e kufijve, por për zvogëlimin e dukshmërisë së tyre, sipas modelit evropian, në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin të lirë”, tha Hashim Thaçi para gazetarëve në Zagreb, pas takimit me ministren e jashtme të Kroacisë, Vesna Pushiç. “Të gjithë një ditë do t’i takojmë asaj hapësire evropiane”, tha Thaçi.

Ai ka theksuar se Edi Rama është lider me pikëpamje reformatore, i cili e ka të qartë vizionin e Shqipërisë dhe se fuqishëm e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Hashim Thaçi tha se me Ramën e ndanë vizionin e njejtë për rajonin sipas modelit evropian të kufijve të hapur.
“Nëse flasim për intervistën, askush prej nesh nuk ka folur për baashkimin kombëtar ose për ndryshimin e kufijve”, tha Thaçi. Ministrja e jashtme e Kroacisë, Vesna Peshiç, tha se nuk ka informacion për deklaratën e Ramës, por theksoi se në Evropë nuk ka ndryshim të kufijve.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com