Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, lidhur me integrimin e Kosovës por edhe për marrëdhëniet me Serbinë dhe Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shqiptare tha dje se BE po shfaqet me dy fytyra ndaj Kosovës, ndërsa nga ana tjetër, sipas tij, Brukseli po përkëdhel Beogradin. (LEXO KËTU)
Nga Korça ku ishte e pranishme në një vizitë dhe takim me kryetarin e Bashkisë, Sotiraq Filo, Schütz ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë dialogun me njëra-tjetrën në mënyrë që t’i hapin rrugë integrimit.
“Ne kemi thënë si Gjermani që 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen. Qeveria federale gjermane dhe vetë kancelarja gjermane ka thënë që një ndryshim i kufijve nuk do të çonte në një zgjidhje.“-u shpreh ambasadorja gjermane Schütz.
Schütz ka përsëritur apelin që opozita shqiptare të kthehet në parlament. Ajo tha:
Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor , për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës.
Ambasadorja ka thënë se Shqipëria ka bërë shumë progres dhe se ka një perspektivë për t’u bërë pjesë e unionit.
“Vendi ka një perspektivë për t’u anëtarësuar dhe ne shpresojmë që kjo do të arrihet vitin që vjen. Shqipëria ka bërë shumë progres në këtë rrugë, por ka edhe shumë të tjera për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar edhe korrupsionit, duhet të ketë ende zhvillime dhe përparësi në këto pika.”-tha ambasadorja.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
70.1%
-
Të gabuar
22%
-
Nuk kam mendim
7.9%
Vota total: 164
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
-
Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë! Rama: 1 mld euro investimi, gati brenda 3 viteve! Synojmë të jemi lojtar kyç në rajon
15 Janar, 09:55
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj! Musk? Kryeministri: Të tjerët shkojnë e vijnë, unë mbetem
15 Janar, 09:33
-
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
15 Janar, 08:52
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15
-
Rama në Abu Dhabi për Javën e Qëndrueshmërisë, marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e bujqësisë dhe financave
14 Janar, 17:07
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Reshjet e dëborës në vend, Rama: Borëpastrueset në terren për të siguruar lëvizjen pa pengesa
14 Janar, 13:04
-
‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet
14 Janar, 12:34
-
‘Giro d’Italia’ nis nga Shqipëria, Rama: Do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 mln shikues
14 Janar, 08:34
-
Ylli Pata: Efekti politik i kundërsulmit total të Edi Ramës
14 Janar, 07:57