Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të Kryeministrit Edi Rama për kontrollin me dronë të territorit për të shmangur ndërtimet pa leje.
Bardhi sjell në vëmendje përmes një video deklaratat e ngjashme të Edi Ramës në vitin 2022 ku deklaronte se kontrolli i territorit do të behet përmes dy satelitëve në kohë reale.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Edi Rama dje dhe sot, nga satelitët fantazëm tek dronët luftarakë!
Ajo që nuk ndryshon prej 12 vitesh është epoka e mashtrimit të shqiptarëve nga Edi Rama. I njëjti mashtrim në 2022, i njëjti mashtrim edhe sot. Ndryshon vetëm “mjeti”: nga satelitët kemi kaluar tek dronët!
E gjitha për të justifikuar aferën e radhës, para të taksapaguesve që jepen për qokë personale dhe që nuk shërbejnë për asgjë! E vërteta e kontrollit të territorit është që njerëzve u shkelet syri para zgjedhjeve për t’u marrë votën, pastaj shpërthejnë “muçërit” dhe u marrin shpirtin dhe kursimet e jetës.
Për pasojë paligjshmëria nuk buron nga njerëzit. Një qeveri që u shkel syrin njerëzve për të shkelur pak ligjin në këmbim të votës nuk e zgjidh problemin as me satelitë fantazëm, as me dronë imagjinarë. Problemi është vetë Edi Rama!
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
35.4%
-
Jo
58.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 826
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
107 projekte dhe 13 ide fituese, gjimnazistët “ndezin” Festivalin e Shkencës në Tiranë (VIDEO)
20 Mars, 17:50
-
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! Përgatitje për zgjedhjet e 2027 dhe votimet brenda partisë (AXHENDA)
20 Mars, 17:03
-
Letërsia shqipe në qendër të vëmendjes në Leipzig të Gjermanisë, surprizon zgjedhja e drejtoreshës së Panairit të Librit
20 Mars, 14:37
-
Vizita në Tiranë e ambasadores së SHBA-ve në Athinë, Kathimerini: Marrëveshje investimi greko-amerikan në Bilisht
20 Mars, 08:18
-
Muaji i sakrificës përfundon me festën e Fitër Bajramit, politika dhe ndërkombëtarët urojnë besimtarët myslimanë
20 Mars, 07:35
-
8 muaj e mbyllur, rihapet për qarkullim ura e Milotit! Do të jetë funksionale dhe për 7 vite
19 Mars, 17:01
-
Delegacioni i PD takim në Bundestag me deputetin Knut Abraham, Bardhi: PS po pengon drejtësinë! Na duhet një qeveri për integrimin europian
19 Mars, 16:04
-
'E kam të vështirë të paguaj këtë çmim nafte' Braçe 'braktis' makinën dhe ecën në këmbë rrugëve të Tiranës: Nuk di kush i merr këto para!
19 Mars, 13:32
-
Raporti/ Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike, ngjitet me 6 vende krahasuar me vitin 2025
19 Mars, 09:55
-
Vizita në Gjermani/ PD: Kuvendi na përjashtoi qëllimisht nga delegacioni! Peleshi: Opozita nuk është vetëm Partia Demokratike
19 Mars, 09:13
-
Pazari i Krujës, mozaiku i ngjyrave e traditave që tërheq vizitorët çdo ditë
19 Mars, 08:09
-
Rritja e çmimit të naftës, Braçe denoncon sërish: Abuzimi në tregun e brendshëm ja bën muuuu
18 Mars, 22:34
Dëgjoheni këtë kryetarin e BQve.
Përgjigju