Deklaratat raciste, UEFA pezullon
presidentin e Federatës Italiane

Deklaratat raciste, UEFA pezullon<br />presidentin e Federatës Italiane
Organizimi më i Lartë i Futbollit Europian, UEFA ka pezulluar për 6 muaj presidentin e Federatës Italiane të Fubtollit, Carlos Tavecchio pas frazave raciste që bëri në muajin korrik.

Presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Italisë nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në komisionet e UEFA-s dhe në Kongresin që do të zhvillohet në Mars të 2015.

Carlo Tavecchios u pezullua pas deklaratave raciste ndaj disa futbollistëve me ngjyrë duke i cilësuar si “ngrënës bananesh”.

Tavecchio ngriti shumë polemika, por kjo nuk ndikoi në votimin për zgjedhjen e tij në krye të federatës italiane.

Federata Italiane reagoi duke theksuar se synon të mos e zgjasë çështjen për një periudhë të gjatë edhe pse ka mundësinë për të apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. “Tavecchio ka pranuar kërkesën e inspektorit disiplinor të UEFA-s për të mos marrë pjesë në kongresin e 24 marsit të vitit 2015.

Tavecchio është impenjuar gjithashtu që bashkë me UEFA-n të aktivizojë në Itali një iniciativë në favor të integrimit”, theksohet në komunikatë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e fitores’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e fitores’