Kryeministri, Edi Rama në një intervistë për “Sky News Arabia”, ka insistuar edhe njëherë mbi çështjen e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës. “Kam thënë që bashkimi është një gjë e pashmangshme dhe besoj se kjo do të ndodhë në Evropë”, është shprehur Rama.

Kryeministri i Shqipërisë nga ana tjetër ka përmendur edhe opsionin e dytë: “Rruga tjetër është e mundur nëse Evropa nuk ndërhyn në llogaritë strategjike të vendeve të Ballkanit dhe të ndryshojë pamjet e rajonit”, tha ai.

Deklarata identike e shprehur nga Rama gjatë një interviste të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi solli reagimin e ndërkombëtarëve dhe të Serbisë, raporton Shekulli online.

Thaçi gjatë një vizite në Zagreb, tha se deklarata nuk ishte një kërcënim për BE-në dhe se qëndrimi i Ramës ishte keqinterpretuar. “Në asnjë moment nuk është folur për mundësinë e bashkimit kombëtar apo të ndryshimit të kufijve”, tha Thaçi duke shtua se bëhet fjalë për ndjekjen e modelit evropian për lëvizjen e lirë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)