Deputetët kërkojnë procedura më të lehtësuara për raportimin e pasurisë pranë ILDKPKI-së, institucioni përgjegjës për deklarimin, kontrollin e pasurisë dhe konfliktin e interesit për zyrtarët e lartë shtetërorë.
Gjatë raportimit në Kuvend, në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2025-së, u ngritën disa shqetësime për mënyrën e funksionimit të raportimit të deklaratës së pasurisë.
“A keni akses të plotë…. kur palët deklarojnë të dhënat çdo vit.. pse kërkohen dokumente shtesë? ju e keni akses… pse i kërkohet palëve, ma kanë ngritur edhe shumë kolegë të tjerë… për ekonomi kohe dhe për të mirën e procesit”, tha deputeti i PS, Damian Gjiknuri.
“Kemi deklarim fillestar dhe periodik. po marr një dokument. Certifikata pronësie… unë jap aksesin”, tha deputeti socialist Ulsi Manja.
Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi kërkoi që të lehtësohet rrethi familjar nga detyrimi i deklarimit, dhe pasurinë për të gjithë familjen ta deklarojë zyrtari subjekt i ligjit.
“Kush e ka detyrimin për të deklaruar. zytari sjtetëror dhe ai mbar detyrimin për deklarimin për të gjithë familajrët dhe rrethin që parashikohet në ligj. Detyrimin e ka zyrtari. dhe ai mban përgjegjësi për deklarimin që ka bërë. Të thjeshtojmë mekanizmin se sa më kompleks është, është ose I anashkalueshëm ose i thyeshëm”, tha Bylykbashi.
Gjatë raportimit Evgjeni Bashari, Inspektore e Përgjithshme e ILDKPKI-së, tha se gjatë vitit 2025-s institucioni ka administruar 4486 deklarata pasurie nga zyrtarët subjekt i ligjit të deklarimit, ndërsa 655 subjekte kanë kaluar në kontroll.
Komente








