Në interpelancën e thirrur me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufin, deputeti demokrat Klevis Balliu tha se kompania shtetërore e prodhimit të armëve, KAYO, po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të "qerasur" me para publike miqtë e tij, dhe se siguria kombëtare është në rrezik si asnjëherë më parë.

Balliu pretendon se KAYO po bashkëpunon me kompani që kanë një kapital qesharak, që sipas tij tregon prestigjin e ulët të këtyre shoqërive në prodhimin e armëve dhe aseteve të tjera që synohet të modernizojnë dhe forcojnë ushtrinë shqiptare.

Deputeti demokrat soll rastin e kompanisë TIMAK Defence, e cila është një shoqëri e prodhuar nga KAYO dhe TImak.

"49% e kësaj kompanie i shitet një personi Jon Jefet, mik i Edi Ramës, një njeri që bashkëpunon me biznesmenë të nivelit më të lartë rusë, një njeri që është nën hetim për korrupsion. Ky njeri blen 49% të kësaj kompanie për vetëm 450 euro. Pas 4 muajsh mori 10.5 milionë euro te Ministria e Mbrojtjes",- tha Balliu. 

Gjithashtu, deputeti demokrat tha se KAYO po krijon partneritete me kompani, të cilat në shumë vende të NATO-s janë të ndaluara dhe janë nën hetim për korrupsion.

Ministri Nufi hodhi poshtë të gjitha pretendimet e Balliut, duke theksuar se kompania shtetërore e prodhimit të armëve ngre në një nivel tjetër angazhimin e Shqipërisë për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë, Bashkëpunimi me aktorë privatë, tha Nufi, nuk është një formulë e shpikur në Shqipëri për herë të parë, por që përdoret sot edhe nga vende aleate.

"Ky nuk është një model që është i njohur në Shqipëri, ka një lloj paragjykimi për veprimet e shoqërisë, është një model ndërkombëtar dhe qëllimi është të angazhojë kapital privat dhe shtetëror për mbrojtjen e një industrie. Nuk flasim për një biznes të thjeshtë, është ndër më të vështirat sepse mban një kontroll shumë të lartë dhe mbart garanci të shtuara ligjore teksa prodhimi dhe shitja e armëve rregullohet në marrëdhënie shtet me shtet",- tha Nufi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se kompanitë private me të cilat KAYO bashkëpunon, janë të specializuara në fushën e prodhimit të municioneve. Përfitimet e Shqipërisë nga bashkëpunimi me këto kompani janë mbi 1 mijë vende pune për qytetarët dhe fitime deri në 400 milionë euro.

"Në kundërshtim nga çfarë pretendon deputeti i nderuar, që i gjykoj të nxituar dhe aspak serioze për sa kohë flasim për sigurinë kombëtare dhe kapacitet prodhues në Republikë, do të ishte shumë e drejtë të ishte një realitet tjetër, sot fqinjët tanë kanë 5 miliardë euro në vit fitim nga industria ushtarake përveç faktit që forcat e ushtrisë kanë rezerva të garantuara për sigurinë kombëtare. Kjo shihet me dritëhije se funksionon me partnerë privatë, patjetër që është ashtu sepse ata investojnë me kapital, deri tani buxheti i shtetit për shoqërinë janë 3 milion euro, të gjitha investimet e tjera për të katër kompanitë e krijuara vijnë patjetër nga kapitali privat",- tha Nufi.

lajm në përditësm...