DOKUMENTI/ Deklarim i rremë, pezullohet nga garat ndërkombëtare Izmir Smajlaj! Atleti mohon për 'Report TV': Çështjen do e dërgoj në CAS

Atleti shqiptar Izimir Smajlaj si dhe dy zyrtarë të Federatës së Atletikës, presidenti Gjergj Ruli dhe sekretari i përgjithshëm Nikolin Dionisi janë përjashtuar përkohësisht nga garat ndërkombëtare. Njësia e Integritetit të Atletikës i ka gjetur në shkelje për një garë të zhvilluar në Tiranën në maj të 2021, që e ka ndihmuar atletin të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të Tokios.

Në dokumentin e siguruar thuhet se koha e raportuar në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës në kërcim së gjati, 8 metra e 16 centimetra është një deklarim i rremë dhe personat në fjalë kanë kodin e sjelljes. Konkretisht janë shkelur kodet e sjelljes, ndershmërisë, ruajtja e integritetit të konkurencës dhe bashkëpunimit.

Hetimi ka zgjatur për gati një vit dhe në rast se Gjykata Disiplinore e aprovon atëherë do ketë një pezullim afatgjatë për sportistin dhe dy zyrtarët.

I kontaktuar nga Report TV sportisti në kërcim së gjati Izimir Smajlaj tha se nuk pajtohet me këtë pezullim të përkohshëm, pasi nuk ka kryer deklarim të rremë. Ai shtoi se vendimin do ta dërgojë në CAS-in e Lozanës dhe shpreson që në pritje të vendimit përfundimtar të hiqet të paktën pezullimi, që nuk e lejon të garojë.

Smajlaj ka kohë deri më 23 dhjetor për të kryer apelimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen